Jam dhe do të jem antare e Pd, nuk mbaj inat asnjërin, por nuk harroj , ndaj dhe luftoj që kauza e PD të triumfojnë edhe pse kryetari aktual i PD duket se është shitur tek Edi Rama. Është shprehur kështu krahas të tjerave njëra ndër qënderstarët e PD , intelektualja e njohur Mimoza Rexhvelaj, teksa i është përgjigjur pyetjeve të gazetarit Gëzim Vuçaj në emisionin Fjala Për ju.Pikrisht një natë para ditës së shënuar për demokratët, ku Kuvëndi Kombëtar i kësaj Partie do të mblidhej për të rithemeluar Partinë Demokratike, ishte e ftuar në emisionin Fjala për ju në tv Kopliku njëra ndër qënderstarët më të fuqishme të PD znj. Mimoza Rexhvelaj e cila nuk ka nguruar të përgjigjet ashtu sç di vretëm ajo me kurajo, dhe guxim intelektual , duke u rreshtuar në krahun e atyre demokratve që duan ndryshimin , dhe jo shitjen tek Edi Rama siç bëri Lulzim Basha, ndaj znj .Mimoza Rexhvelaj ka vlersuar mbështetjen e më shumë se 60 përqind edhe të delegatve të M.Madhe.Po kështu intelektualja Mimoza Rexhvelaj ka folur edhe si mësuese dhe poete e cila e konsideron të vlefshme mbeshtetjen e mjaft prej intelektualve që edhe pse pa parti e vlersojne momëntin historik këtë rithemelim të Pd.Kësisoj emisioni Fjala për ju këtë të prëmtë pati ,një numër të lartë shikuesish. Nderkaq ia vlen të citojmë faktin se studio e emisionit Fjala për ju gjithënjë e më shumë po bëhët i dashur për tëleshikuesit edhe fal kushteve mjaft komode të krijuara nga produecentet e këtij emisioni, dhe veçanarisht kompania mobilare “Tani Bajraktari “në qytetin e Koplikut, ku mjeshteria e këtyre punimeve e ka bërë estetikisht këtë studio, ku të shlodhet shikimi dhe gjithçka është në skinkron me shijet e teleshikuesve.