Një nënë, një poete, një mësuese lëshon kushtrimin:Të gjithë po ikin..!Por zëri i nënave Shqiptare me kohë nuk po degjohet. Po , po të gjithë veç këta , dhe “sklleverit” e tyre rrogëtarë nëpër zyra po rrinë. Se kë duanë të qeverisin, veç një Zot e di?!Më poshtë po botojmë të plotë reagimin e poetës Mimoza Rexhvelaj:
Të gjithë po ikin, a nuk ishte ky objektivi i qeverisë?!
Një lagje e madhe si e mija ka ditë që numëron ikjet. Për dy jave 50 të rinj, 10 familje ndoshta më shumë…
Kjo dhëmb , dhëmb fort…
Shtëpi bosh, vende bosh, ndonjë plak tek-tek që flet me qenin në fund të rrugës…
Lumë ikjesh, shtegëtar pa shpresë veç ikja, ikja kjo ëndërr e përmotshme që kohë nuk njeh.
Vazhdon kërkimi i një jete më të mirë larg, kudo nëpër botë, ku politika nuk vret, ku politika nuk të heq bukën, ku politika nuk shtrohet në sofër bosh… njerëzit kërkojnë pak “bukë” , kërkojnë pak “qetësi” , kërkojnë një jetë normale…
Kjo hemoragji nuk fal askënd, nuk ka ngjyrë, ka veç dhimbje, veç dhimbje…po shkretohemi si vend, askush nuk po rrinë, as sa për të mbajtë derën çel.
Heu jua shkretoftë zoti zemrën, si ia hodhët ujin e valë këtij vendi, po boshatisemi çdo ditë.
Nesër nuk di kush do njoftojë ikjen, por di që rrugë tjetër nuk ka për të jetuar dy ditë si njeri, si qytetar i lirë…