Mimoza që “çelë” poezi

0

Të nderuar lexues, realisht duket  një koinçidëncë e bukur i  ëmrit  me shpirtin e mbushur  plot me “lule” poezie të autorës Mimoza Halili, por realiteti është i tillë.Poezit e kësaj autorje janë “lule”  që  çelin nga një shpirt poetik, që  “derdhet” bukur, këndshëm, bindëshëm në “livallin” plot ngjyra  të poezisë.Ndaj vlersojmë se  më  këtë  shportë poezie, t’ju përshëndesim  të  gjithëve ju adhuruesve të poezisë!

Mimoza Halili

Vargje_frymezim….

Nuk mund te fshihem ne skuten e erresires..

Per te gjetur nje drite te vobekt per frymezim..

Jeta me jep burimin_shprese ne”syte”e zemres.

Me dhuron gjithe te mirat,qe i kam pakursim..!

Eshte proverb e me terheq kur e lexoj cdo dite..

Eshte nje varg i bukur qe embel m’therret nene

Eshte ujevare e kulluar,e kaltert del nga gjijte..

Eshte mbeshtetje e sinqert e m’fal boten te tere

Edhe kur ndihem keq me hap nje port miresie,

Me fjale_malli thur kenge e me qeteson…

Me sjell freski si lule_ buqet arome dashurie..

Ne dite feste behet gazmor e me perqafon..!

Vargje_frymezim qe del nga zemra ime…

Tinguj_jete qe m’embelton zen e kraharorit..

Jehon_shpirti qe livadhit ne endrren time..

Te shtegtoj pertej Adriatikut,Jonit dhe te Ohrit.!

Kujtimet e arta

Eh, ma kishte ënda të ndizja një cigare.

Të humbisja mes shtëllungës së tymit nikotinë.

Se retë e moshës seç tregohen xanxare.

S’t’i fsheh ndryshimet kur vickla psherëtin.

Se këto huqet në trup përdridhen si gërnjare.

Vërdallosen në akrepin e ditës e duan kujdes.

Ah, moj rini, kur këndoje dikur si lozonjare

Unë vrapoja shtegut të jetës çdo mëngjes.

Natyrisht s’të harroj se as zemër nuk kisha

Sa herë të kam përfytyruar ditë e natë.

Si sonambule dramash, e tëra me ty dridhesha.

Edhe pse më vjen sot këtu si imagjinatë.

Vjen e ikën pa fjalë e heshtur në mallëngjim.

Dhe unë mbeta kureshtare në rrëfimin tënd.

Nostalgjinë e viteve më dhe si përqafim.

Në simetrinë e kohës kujtimet m’i sjell ndër mënd.

Ti flisje për rrugët që përshkoja dikur në qytet.

Për vatrën e shtëpisë oh, sa më ka tretur malli.

Kur llozi i derës më ka harruar gungat në siklet.

Edhe kur pengjet përflasin me brengë halli.

E këtë brengë dua ta stolis me kordele feste e gosti.

Të shtroj tryezën, të hap kanat më kanat në vatra

Në verandë të më mblidhen miq për dolli.

Të gumëzhijë vallja e gërneta derisa të agojë nata.

Të zbukuroj sofrën me gatimet myzeqarçe.

Gjel deti, turshi dhe byrekun me gjizë.

Të mbush gotat me raki dhe verë lushnjarçe.

Të servir fruta, bakllava dhe tavë bibë me oriz.

Ah, vatër e ngrohtë sa kam për të treguar!

Buka e emigrimit është si loti i ngratë.

Në perimetrin ekstazë sa shumë më ke munguar.

Pa ty në vetmi përngjaj si pemë e thatë.

Eh, ndaj thashë për momentin të ndez një cigare.

Se vitet ikin e kujtimet nuk njohin stinë.

Oh, sa adhuron zemra në dëshirën kanakare.

Urime dhe gëzime larmon për dashurinë.

Edhe për ju jam nënë

Udhëtoja e qetë mes bulevardit të ditës.

Të veçuar gjeta dy fëmijë të vegjël.

Të heshtur, fytyrëvrarë si telat e sitës.

Skena e trishtë i katandiste si vegël.

M’u dhimbsën e afrohem duke i pyetur.

Dridheshin strukur nëpër të ftohtë.

Më vështruan befas të uritur e sytretur.

Kur loti pikonte nga gjoksi i ngrohtë.

Pëshpëritën se kishin mbetur jetimë.

Dhe flinin ku të mundnin, në rrugë.

U preka dhe shqetësimi s’kish durim.

Sikur më hodhën blozë duhani e vrugë.

Si shpuzë më dogji revolta si nënë.

Si shigjetë në shpoi dhimbja si njeri.

Ah, në çast doja t’u vija shtratin prej hëne.

Të flinin ngrohtë e qetë në jastëkun e ri.

T’i mbuloja me kuvertë qëndisur me yje.

Të qeshnin si lulet që çelin në maj.

Të marr diellin dhe një mal me pyje.

Të ndizja zjarrin e të ulen si xixëllonja pas saj.

U përpoqa e më ndaluan t’i adoptoj.

Por unë s’pyeta ligjin i vura në shpirt.

I strehova në folezën e mirësisë ku jetoj.

Gjersa të bëhen Zot të vetes një ditë.

I mblodha në kraharor me dashuri.

Njësoj pa dallim i dua si bijtë e mi.

Ata janë e ardhmja e bukur në dituri.

Kur më rrëfejnë ëndrrat me gëzim.

Rinohem me ta se aty gjej pranverë.

Edhe pse u rritën më thërrasin “nënë”!

Kur shtegtojnë si zogjtë e jetës në verë.

Akoma i pres të kthehen tek foleja mëmë.

Përgjërohem për fatin e tyre në çdo hap.

Me shpirt iu them se dhe për ta jam nënë.

Ndaj sa herë të vijnë si kalorësi në vrap.

Do i përqafoj si yjet që flatrojnë në hënë.

Rrugëtim në Perlat e Vendlindjes

Me kamërën

E reporterit xhiroj arat vreshtin me rrushë

Myzeqenë

Blerimin,detin,pyjet,mal e fushë

Kur

Planetet ngjyrën blu hedhin mbi mua

Shpirti ylberor

Me erën e vendlindjes u mrekullua.

Eeeh,sikur

Të kisha një çast krahët e Shqiponjës

Të fluturoja

Në Lushnje pa matur ritmin e kohës

Te sheshi i grurit

Gëzimet e jetës në festë t’i inaguroj

Nën tingujt

E gërnetës myzeqarçe të këndoj.

Oh,këtu

S’ka formulë të shpikur si me magji

Myzeqeja

Është Perlë,poemë,rinimi në gji

Ndaj,për recetë

Mblodha lule bliri e sherebelë

Pikë-pikë

I shtrydh e t’i shijoj si karamelë.

Në gjethe

Pjalme zbres Hënën e plotë

Tek Klubi

I Shoferit do pijë çajin e ngrohtë

Si kalorësi

Lajmëtar vrapoj në maratonë

Të uroj

Dolli dasme te “Myzeqeja jonë”!

Me busullën

Oriental të zemrës do bëj kruaziera

Në breg të

Adriatikut me detin flladoj si era

Për pik-nik

Në Dajlan sodis pyllin e Divjakës

Vals mbi pendë

Fazani hedh me yjet e natës.

Oooh,fantastike!

Rrugëtimi

I ëndrrës ahengun ngre në Myzeqe

Rrënjët e shpirtit

Rinohet si bahçja me lulëkuqe

Oh,sa dua

T’i prek e t’i puth Perlat e vendlindjes!

Kur vij

Si bijë më bekon vatrën e lindjes.

Aty,toka

Me qiellin bëhen një në horizont

Galaksia

Më shkel syrin kur valle hedhin zogjtë

Dielli

Garon të puth valë deti në perëndim

Të më përpij

Në rrezen e tij kridhem në përqafim.

Ah,romantike!

S’kishte më të bukur dritë në imagjinatë

Aty trageti-dëshirë

Hap velat si udhërrëfyes i saktë

Ndaloj një çast

Te Kongresi i Lushnjes me nostalgji

Kujtimet,

Mallin,abetaren si muze i ruaj në gji.

Rreth këtyre botimeve  të autores  brilante, dhe plot nektar të mbledhur në  shtegtimin poetik, ja si shkruan  më poshtë redaktori i librit të saj “Shtegtim nëpë perlate Atdheut”, Bedri Dula.

SHTEGËTIM NËPËR PERLAT E ATDHEUT

Me zërin e ëmbël mbushur mall e dashuri nga poetja lushnjare Mimoza Halili përjetojmë mrekullueshëm udhëpërshkrimin e saj shpirtëror, si një zog shtegtar u këndon bukurive të atdheut, me një gjuhë të ëmbël dhe melodi të këndshme nga burimi i saj shpirtror mbushur frymë nga magjitë e bukura që ka vendlindja e saj e që i shfaq dhe përjeton mrekullueshëm me një stil dhe rimë që tingëllon këndshëm në shpirt.Vendlindja është kopshti më i bukur i jetës, aty ku për herë të parë të përkdhelin rrezet e diellit e ku për të parën herë dëgjon cicërimat e zogjëve e më duart e buta prek lulet e shpirtit, aty ku zemëra të rreh me dashurinë e pa fund ndaj çdo gjëje që frymon me bukurinë magjike që vijnë aromë vendlindje. Kur sapo hynë në kopshtin e bukur artistik të poetes shqiptare emigrante në Greqi , në vëllimin poetik titulluar “RRUGËTIM NË PERLAT E VENDLINDJES “ mënjeherë të shfaqet relievi artistik me ngjyra të magjishme nga fryma poetike e Mimoza Halilit, e cila me një pasion të fuqishëm pasqyron mrekullitë e atdheut që poetja i quan perla të vendlindjes.Përmes vargjeve poetja bekon vendlindjen e saj siç shprehet tek poezia “ Mbreset e çastit “ në të cilën ndjeshmeria shpirtrore përjeton çastin e lumturisë ekstazuese e që tingëllon mahnitshëm përmes vargjeve në harmoi e në tingullim ritmik, si shprehet poetja në këto vargje.

Kur harta e moshës kujtimet i rreshton në varg

O qyteti im, o Lushnjë e paharruar

Për mua je më e bukura në botë

Të kam në shpirt, në zemër të bekuar

Bekimet që ruhën në brëndësi të zemrës shprehin dashurinë e madhe me të cilën poetja u rrit dhe u begatua e nga shpirti asnjëherë nuk e ndau hartën e kujtimeve të moshës, por e vargëzoi në vargje ashtu siç e ndjeu fuqishëm në ndjenjat përvëluese e që na dhuron me një melodi të bukur e me ngjyrat kristalizuese peizazhët e bukura të vendlindjes, për të na treguar se dashuria e atdheut është një zjarrë që të elektrizon në valët e shpirtit që nuk krahasohet me asgjë në botë.Mimoza si një lule e shkëputur nga trungu i mëmedheut, gjithnjë në shpirtin e saj ruan si xhevahire të shtrenjëta perlat e bukura të vendlindjes, që me nostalgji, gjithnjë i pasqyron në shpirtin e saj, me një frymë artistike duke u dhënë muzën e magjishme nga ndjenjat e saj të fuqishme që i ruan në thellësi të memorjes së pa shlyshme.Poetje me një zë të ngrohtë i thërret dhe të birit që të drejtoj timonin e jetës me arsyen njerëzore e ta shijoj natyrën e vendlindjes si në gotë kristali, shprehet poetja në poezinë “Avioni i Dëshirave” me një metrik poetike porosit të birin që te marrë timonin e jetës me kujdes e ta ruaj si një gotë kristali siq shprehet poetja në vargje sublime e tejet melodike.

Bëhu, të them, pilot i jetës tënde

Merre timonin e arsyes mos u ndal

Shijoje natyrën kushtoji vëmendje

Çdo motiv i saj ngjan si gotë kristal.

Shijimi i natyrës së bukur shqiptare është motiv që poetja e gjenë kudo që ngarënd në rrugëtimin artistik, ajo këndshëm u këndon më zë kanarineje çdo gjëje të begatë në vendlindjen e saj, për poeten, çdo gurë, mal, koder, liqej, fusha, kopshte, hëna, dielli, njerëzit, zogjët janë nga figurat dhe simbolët që poetja i ka në shpirt dhe i stolis me ngjyra të bukura artistike, sa krijon një komponim të mrekullueshëm artistik thurur me gjuhën e ëmbël të shpirtit poetik.Poetja varkën e shpirtit e drejton lumenjeve të atdheut, Valbona, Buna, Drini, Vjosa e nga do që fryma e përçon nëpër rrjedhën e pathyeshme të shpirtit ajo i përshkruan perlat më të bukura të Shqipërisë mëmë. Vendlindja për poeten është kudo ku shtrihet atdheu i saj e për të cilin ka mallë e dashuri të fuqishme.Poetja edhe kur frymëzohet në dashuri, ajo me një gjuhë të ëmbël e me nota tepër melodike shprehet këndshëm e me ngjyra të qeta, puthjen magjike në dashuri e cila pasqyrohet me figura letrare që ngre lartë ndjenjat e dashurisë siq shpreht në vargjet shperthyese dhe eksituese tek poezia “ Ngjyra e puthjes” në orbiten e së cilës qëndron nektari i dashurisë siç shprehet poetja.

Orbita e puthjes lazdrohet përballë

Herë si hënë e plotë herë si yll i rrallë

Si bleta në nektar më vjen në buzë

Frymëzim poezie buron në muzë.

Të fuqishme e bën ketë poezi, figurat letrare e artistike të përdorura si orbita, hëna, ylli, bleta, nektari që përpos magjisë artistike e ndërtuar mrekullueshëm, shfaqet dhe simbolika e dashurisë, një muzë kjo që tek poetet ka një relacion koherent ndjenjash të cilat përjetohen në shpirtin e mbushur përplotë zjarrë dashurie e që shprehet përmes puthjes me ngjyra të veçanta që kjo ndjenjë ka pushtuar dhe zemëra mbretërore dhe ka skllavëruar edhe shpirtra profetik brenda magjisë të kësaj ndjenje të magjishme.Udhëpërshkrimi i poetes nëpër perlat e bukura të atdheut janë fryma më e ngrohtë që shpirti i saj ndjen në thellësi, ku në detaje fikson çdo cepë të tokës shqiptare, ajo vargëzon mrekullisht dhe e bën të flasi çdo gurë, çdo ujvarë, liqe, detra e bjeshkë të atdheut të cilat kur pasqyrohen poetikisht bëhën vërtetë hyjnore dhe marrin një dimenzion artistik që mbesin për lexuesin një diamant që shkelqen si rrezatim dielli në gërshetim yjesh, që vetëm një poete që përjeton fuqishëm nostalgjinë e saj për vendlindjen mund ta shpreh aq mrekullisht sa vërtetë na dhuron emocion dhe na bën ta ndjejmë aromën e atdheut si e ndjen fëmiu aromën e nënës dhe nëna si e ndjen aromën e bijes së saj e kjo na kujton thënien e poetit të madh Çajupit kur shkruante; “aty ku balta është ma e ëmbël se mjalta në Shqipëri”, me të njëjtën gjuhë komunikuese edhe Mimoza na e pasqyron atdheun, gjithësinë e trojeve shqiptare i paraqet si perlat më të bukura që ekzistojnë më ëmbël se ku do në botë.Kush ma bukur mund ta përmbledh ujvarën e jetës së atdheut se sa poetja Mimoza me ditarin e emigrantit, në të cilën çdo ditë lind e përendon me kujtimet mbushur plotë dashuri për vendlindjen, për atdheun e të parëve, për jetën e kaluar brigjeve të jetës mbushur plotë dritësi, aty ku agimet dhe perendimet matën me ëndrrat më të bukur të cilat të bëjnë si një zog shtegtar tu këndoj pafundësisht çdo vëndi e që poetja me gjuhën e saj të shpirtit i shpreh si perlat më të bukura të vendlindjes. Siç shpreht poetja tek poezia “Valsi i jetës” si askund tjetër nuk ka më bukur se vallëzimi i jetës si në vendin tënd, ku të gjitha ngjyrat vallëzojnë në hapësirat e atdheut siç shprehet poetja në vargje artistike simbolikisht me magjinë e fjalës së shkruar ndjeshëm e me gjuhë artistike i përjeton etshëm këto ngjyra.

Të gjitha ngjyrat vallëzojnë rreth teje

Shih si vijnë të puthin lehtë në harmoni

Metaforën e lumturisë kërko e gjeje

Te refreni i këngës thurur me simfoni.

Pesha dhe ngjyra e fjalës krijon vërtetë një simfoni të bukur gjithherë tek poetja Mimoza Halili,e cila me një melodi ritmike e me simbolika artistike e pasqyron valsin e jetës, ku të gjithë duhet të marrin pjesë e të hynë në vallen e atdheut për t’i dhënë ngjyrat ma të bukura dhe energjinë më të madhe jetës plotë vrull e gjallëri në vallën e atdheut.Kush do ta ndjej atdheun dhe aromën e këndshme të vendlindjes le të hyj në kopshtin magjik të Mimoza Halilit dhe do përjetoj thellësisht në shpirt perlat e bukura të vendlindjes, të cilat si një simfoni melodish dhe me pikturime ngjyrash nga më të mrekullueshmet shfaqen në frymën e saj artistike. Me nostalgji poetja e përjetoj rikthimin e saj në atdhe ku me gjuhën e shpirtit thellësisht shprehet tek poezia “Rikthim në atdhe” aty ku ndjehet e lirë dhe me frymarrje nga thellësia e shpirtit plotë dashuri i drejtohet atdheut të cilin e ka nënën më të shtrënjtë se gjithçka tjetër si shpreht poetja në vargje poetike.

O nënë e dashur, o mbretëreshë

Me avionin e mallit nga larg po vij

Flatroj me erën si pëllumbeshë

Mezi pres të t’shoh e të t’shtrëngoj në gji.

Poetja ndihet ngrohtë në gjirin e atdheut, aty ku ëndrrat e saj pushtojnë shpirtin e dlirë e me plotë dashuri ajo i ligjëron me zë të fuqishëm bukurisë së vendlindjes e që për poeten të gjitha trojet shqiptare duken të jenë vendlindja e saj, ajo simbolikisht deshiron të ketë krahet e shqiponjës dhe të fluturoj lartësive për të shikuar gjithë hapësirat e bukura shqiptare në mbarë trojet ku jetojnë bashkombasit e saj .Unë u ndjeva i mrekulluar që isha bashkëudhëtar nëpër këto perla të bukura që poetja aq mrekullisht i ka pasqyruar në rrugëtimin e saj artistik, sa që kjo ëmbëlsi mimozash na duhen secilit, për ta dashur atdheun tonë që ashtu si e ka përshkruar poetja është perla më e bukur ku do në botë…!Një bibliografi vargjesh portretizohet mrekullisht të gjitha perlat e atdheut nëpër të cilat poetja Mimoza Halil etshëm shtegton si një zog i lirë duke kënduar më zërin e ëmbël gjithë Shqipërisë. Poetja kudo ndjen aromën e Myzeqes të cilën e përjeton si një shqiponjë në fluturim siç shprehet fuqishëm në poezinë “ Rrugëtim në perlat e vendlindjes” me vargjet poetike me ndjenja atdhedashurie e përjeton fuqishëm dhe e shpreh artistikisht bukur gjithë hapësirat e atdheut shqiptar kudo që syri shikon, poetës i duket dhe i shfaqen bukuritë magjike të nënës Shqipëri e që i ligjiron etshëm.

Eeh, sikur

Të kisha një çast krahët e Shqiponjës

Të fluturoja

Në Lushnjë pa matur ritmin e kohës

Te Sheshi i Grurit

Gëzimet e jetës në festë t’i inauguroj

Nën tingujt

E gërnetës myzeqarçe të këndoj.

Magjia poetike në shtegtimet e Mimoza Halilit, kësaj poetje atdhetare, shfaqet në ngjyrat e bukurisë shqiptare, me nostalgji përjeton ndjenjën e punës në sheshin e grurit dhe festën e bukës së bardhë të Myzeqesë, ku etshëm e ndjen tingullin e gërnetës që ia ka ëndja të këndoj. Me dashuri i përjeton në ndjenja dhe e cila i përshkruan në udhëtimin e saj të ndjenjave mbreslënëse dhe me dashuri të madhe për çdo gjë të bukur shqiptare, që është pasuria më e madhe shpirtërore që e gjenë në thesarin burimor të poetes. Aty e gjenë magjinë e femrës shqiptare, bujarinë dhe trimërinë e kombit shqiptar, historinë e lavdishme për bashkimin e trojeve shqiptare si e përjetojmë tek lidhja shqiptare e Prizrenit, për të cilën poetja shpreh ndjenjat e saj patriotike, pasuritë e mineralet e tokës mëmë Shqipërisë, vëndet me të gjitha begatitë natyrore, miqtë dhe të afërmit e saj e çdo gjë e bukur gjendet në rrugëtimin e saj shpirtëror e që poetikisht poetja me gjuhën e artit dhe simbolikën poetike i dhuron me një melodi të bukur e me ngjyra të larmishme, sa që lexuesi gjenë frymzëzim e motivim për të ndjerë thellësisht dashurinë e atdheut.Ngela i mahnitur nga kjo mrekulli sa dua të qëndroi gjithë jetën në ketë rrugëtim në perlat e vendlindjes ashtu si poetja Mimoza ka shtegtuar si një emigrante që atdheun e ka në shpirt ku do që frymon me shpirtin e saj të magjishëm.Bota e saj artistike është e mbushur me frymë të lirizmit dhe ndjenja dashurie ndaj bukurive natyrore dhe njerëzore të trojeve shqiptare, prandaj ky rrugëtim poetik nëpër perlat e vendlindjes është një trashëgimi kulturore dhe pasuri shpirtërore që brezave të ri tu lë porosi që ta duan atdheun e tyre dhe të gjejnë motiv e frymëzim për të jetuar dhe shijuar gjithë nektarin e bukur të atdheut.Poetja përkthen disa poezi edhe në gjuhën greke për të dëshmuar kulturën e saj shpirtërore dhe për të bërë me dije edhe lexuesit grek, se shqiptarët janë populli më i vjetër në Ballkan dhe që zotërojnë kulturën të lartë e humanizëm dhe që në shpirt ushqejnë të bukurën si vlerë njerëzore dhe që e duan atdheun me ndjenja të fuqishme e që e shprehin atë përmes artit poetik me ngjyrat më të bukura duke shprehur dashurinë e madhe ndaj perlave të gjithë torjeve shqiptare si e pasqyron Mimoza në rrugëtimin e saj në perlat e vendlindjes të cilat i ndjenë thellësisht në shpirt me plotë dashuri.Me dëshirën e madhe poetja ka shprehur talentin e saj në frymën e atdhedashurisë për të na lënë një testament shkrimesh se si dashurohet atdheu, kur e ndjen brenda shpirtit aromën e këndshme të çdo gjëje shqiptare, mbase malli poetes ia ka skalitur edhe më fortë ndjenjën ndaj atdheut e të cilin e mbanë gjithnjë në thellësinë e shpirtit e me magjinë e saj poetike na e përshkruan bukur e që sipas mendimit tim shumë nga peozitë e saj do deshiroja të jenë në tekstet letrare nëpër shkollat shqiptare, ku nxënësit do gjenin frymëzimin dhe motivimin që përmes mësonjëtorëve ta mësojnë artin e dashurisë ndaj atdheut, që në poezitë e poetes Mimoza Halili shfaqen me një bukuri dhe dashuri të madhe.Poetja në frymën moderne shfaqet me një stil të veçantë, ku shpreh personalitetin dhe identitetin e saj poetik dhe origjinalitetin artistik, me një frymë e gjuhë melodike, e të artikulueshme, si dikur bilbilenjët e rilindjes sonë kombëtare u këndonin vendlindjes, ashtu dhe poetja Mimoza Halili po me të njëjtën gjuhë të përsosur u këndon bukurive të atdheut që është pasuria më e madhe shpirtërore.Me dashuri të madhe e shpërfaq një rrugëtim të bukur në valsin e jetës letrare penes së saj, duke na dhënë edhe mëtej xhevahire e margaritarë të tjerë nga pena e saj dhe shpirti i saj artistik, për të na dhurur thesarin e artit letrar me bukuri dhe magji poetike e për të na mbajtur në emocione shpirtin, me krijimtari artistike me energjinë dhe opusin e pasur krijues e me gurrën e pa shterur që ka poetja Mimoza Halili të dhuroj gjithëherë perla të bukura në rrugëtimin e saj poetik.

 

 

 

 

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.