Pas një viti ndarje fizike nga jeta e njerit prej kolosve të folkut, jo thjeshtë të trevës së Dukagjinit por dhe më gjërë “Mjeshtrit të Madh “Mhill Çuni familjarët kanë pritur ngushllimet nga të afëremit , shokët , miqët dhe ish kolegët e rapsodit Mhill Çuni.
Nderkohë që më tej është organizuar një takim përkujtimor kushtuar ksëtij përsonaliteti të artit dhe Kulturës. Si gjithënjë Kadri Fikaj , si njëri ndër bashkpuntorët e artistit Mhill Çuni ka moderuar këtë aktivitet përkujtimor.
Përballë pojesmarrësve të cilët veçmas familjarve , të afërmeve , dashamirsve të këngës së Mhill Çunit nuk kishin se si të mungonin dhe artistë nga mbarë veriu i Shqipërisë.
Kësisoj të gjithë janë ndalur para portretit të artistit të pa harruar Mhill Çuni.Ndersa Kadri Fikaj në fjalën e tij ka theksuar se ka një vit që i ka ikur gjysma e tij.
Me tej mjaft nga të pranishmit si kryetari i Shoqatës “Zatgdhetare Dukgjini “ Ndue Sanaj , apo edhe Prëlë Milani e artistë e ish koleg të Mhill Çunit, si Fran Kodra e Ndue Shyta ni apo dhe Gac Kodrina e Pretash Nilaj kanë theksuar se nuk ishte thjesht një rapsod , por një mjeshtër i vertertë e artit të folkut të trevës nga ku ishte birë i saj .
Me mjaft rrespekt dhe konsideratë për ëmrin e mirë që ju ka lënë kanë folur edhe djemt e Mhill Çunit , por dhe vajza e tij Kristina e cila falënderoj të gjithë të pranishmit për nderin që po iu bëhët duke e nderuar dhe respektuar artistin e paarritshë Mhill Çuni.
Te gjithe e kujtojne dhe nderojne artistin e tyre..
I pa harrueshem do mbetet tek ish koleget e tij
Kenga e tij mbetet gjithenje dashuri per te gjithe
Pretash Nilaj dhe Qazim Çela ndalen para portretit por dhe medaljeve te artitistit Mhill Çuni