Të ënjten në cdo shkolle të qarkut Shkoder , mësuesit do të braktisin oren e parë të mësimit për të zhvilluar greven 1-oreshe . Kjo u lajmërua nga Sindikata e arsimit në Shkoder , e cila ka nisur pergatitjet per këtë protestë prej vitit të shkuar .Peraj tha se rreth 80% e mësuesve kanë firmosur per të marrë pjesë në këtë grevë , ndersa u bëri apel drejtoreve që të mos shantazhojnë mësuesit me vendin e punës . Greva një oreshe vjen pas mungeses se sherblimeve te fund-vitit si dhe heqjes së orëve shtesë per disa kategori mësuesish . Sipas Sindikates së arsimit ky është fillimi i greves e cila më pas do të pershkallezohet . Gjithësesi mbetet per të pare se si do pervalojnë kjo grevë e arsimtarve Shkodran . Pra e thënë ndryshe , sa do guxojnë mësuesit të protestojnë për të drejten de tyre.