MENDIME TË VOGLA PËR VLERAT  E MADHE QË PERMBAN LIBRI QENDRESA E RUGOVASVE  DHE SAK FASLIA, BAJRAKTARI I RUGOVËS …

0

 

Nga Ndue  BACAJ *

At Shtjefen Gjeçovi mbi një shekull më parë do të thoshte: “ Ça asht shqyptar i vertet e që i rreh zemra n’dashni t’atdheut të vet , ai edhe do t’rreket e do t’perpiqet per të shëndriturit e kombit vet…”.

Studiuesi Fasli Muriqi (Bajraktari) me librin e tretë të tij që po promovojmë sot (13 nëntor) në Shkodër me titullin domethënës : Qendresa Rugovase dhe Sak Faslia , Bajraktari i Rugovës, si dhe me dy librat e promovuara më parë (në maj 2017) : Rugova  Kreshnike , dhe e kaluara e saj historikedhe , Koshutani  Heroik  i  Rugovës  Kreshnike, jo vetëm është rrekur e perpjekur për të  shëndriturit e  Rugovës dhe rugovasve atdhetarë kreshnik, por ja ka arritur mrekullisht për të perjetsuar me këtë triologji historike e enciklopedike, luftën, qendresën , perpjekjet,  dhe atdhedashurinë e rugovasve kreshnik për trojet e veta , për trojet etnike të Kosovës e Shqipërisë.  Libri Qendresa Rugovase dhe Sak Faslia , Bajraktari i Rugovës është shkruar i ndarë në tre kapituj dhe me një renditje kronologjike ngjarjesh dhe portretesh që tregojnë ambientit  atdhetar, që lindi , rriti dhe edukoi patriot të shumtë që u dualen përzot trojeve shqiptare dhe  lirisë, duke luftuar me pushkë në dorë kundër pushtuesit Osman, serbo-malazez, fashistëve italo-gjerman e së fundi sllavo-komunist-serb. Z.Muriqi si “Hyrje” na prezenton një histori të shkurtër të Rugovës e të Koshutanit heroik të Rugovës Kreshnike, të vendlindjes të Bajraktarit të Rugovës , Sak Faslisë, si dhe prejardhjes që nga kelmendasi Gjekë Stanisha, para rreth 350 viteve etj. Gjithashtu në liber kemi një “histori” të detyrimit të popullsisë të Rugovës e tjerë per të ndryshuar  fenë, por jo kurr atdheun dhe dashurinë për të.  Në “qendër” të librit siç njoftohet në titull është Bajraktari (Flamurtari)  i Rugovës  SAK  FASLIA i cili ishte edhe udhëheqësi i urtë e trim i rugovasve atdhetar.  Nëse në dy librat e parë z.Fasli Muriqi memorizon   kronologjikisht historitë e qëndresës, luftrave e perpjekjeve të rugovasve për mbrojtjen e trojeve shqiptare, në librin që po promovojmë sot ai i portretizon shumë gjërësisht këto luftra e beteja, që shpesh studiuesi me të drejtë i cilëson edhe si qendresë në mbrojtje të kufirit… Por z.Muriqi mbi të gjitha portretizon e perjetëson figura patriotësh rugovas që udhëheqën luftrat , luftuan u sakrifikuan e deri dhanë jetën në mbrojtje të  lirisë e trojeve etnike shqiptare. Në liber janë “renditur”  luftrat  mbrojtëse të  Rugovasve per trojet shqiptare , të gjitha të cilësuara me emra vendesh e betejash dhe  me emra udhëheqesit dhe të dalluarit e ketyre luftrave si  Sali Jaha ,  Çel  Shabani , Avdi Smajli , Kadri  Bajri , Isuf  Mujani , Zhujë  Selmani , Halil Turku , Hysen Bajri, Kadri Bajri , Isuf  Smajli , Demë Isufi , Rexh  Avdia , Hajdar Feku, Balë Alia, Ker Sadria, Sadri Elezi, Hys  Selmani, Sali Rama, Jashar Haxhia, Shaban Rexha Kelmendi, Tahir Coli, Bekë Rexhepi-Çelaj, Imer Malçi, Xhem Arifi-Bajraktari, Lan Selimi, Demë Ali Pozhari, Hajdin Sahiti, Zhuk Haxhia, Rizë Zymeri, Isuf (Mehmeti) Bajraktari, Haxhi Mustafa, Aqif Bluta, Xhemë Zeka, Zhujë Keri, Arif Reka, Sadik  Selimi e deri te trimereshat Kajë  Shabanja, Bike Alia, Begë Maliqi, etjerë e tjerë. Vlenë të shënohet se jo vetëm betejat janë të renditura bukur kronologjikisht dhe historikisht , por edhe portretet e patriotëve janë renditur kronologjikisht sipas viteve të lindjes dhe kohës së aktivitetit e luftrave në mbrojtje të trojeve etnike shqiptare të Rugovës e Kosovës. Në ketë libër bie në sy portretizimi i shumë emrave trimash  atdhetar  që  autori i  ka memorizuar  mjeshtërisht , ndonse unë për arësye kohe po munden t’i cilësoj portretet e tyre… Disa nga keta trima janë të shoqeruar edhe me fotografi e me kengë që kendohen edhe sot etjer. Kronologjia e atdhetareve  Rugovas renditet që me perfaqesuesit e  pjesmarresit aktive në Lidhjen e Prizrenit (1878) , dhe në luftrat mbrojtese të trojeve shqiptare , të sulmuara nga  ushtria shovene serbo-malazeze.… Në libër një vend të rendesishem zënë luftrat mbrojtese të rugovasve  gjatë vitit 1911-1912  e vijim në luftën e dytë botërore…  Në liber një vend të rendësishem zënë edhe rrjedhat e luftes  dytë  botërore  dhe  zhvillimet në Rugovë . Per ketë autori shkruan se atë që e beri Dedë Gjon Luli  në Deçiq (1911) e Ismail Qemali në Vlorë (1912)  e bëri Sak  Faslia  në Rugovë.  Nga peshkrimi i  ketij  evenimenti historik citojmë : “ Me 3 korrik 1941 ishin mbledhur forcat  ushtarake  e ato vullnetare  dhe kishin bërë konsultat e fundit ku ishin  sistemuar pergjatë  kufirit  me Malin  Zi … Sak Faslia  me Flamur në dorë në  percjellje  nga forcat  ushtarake dhe ato vullnetare  u nisen drejt Kulles  së Moknave  , e cila u bë kala  e vertetë  në atë zonë kufitare . Lufta zgjati deri të nesermen  dhe  më në fund  u vendos  flamuri  kombetar  per herë të parë  në keto anë nga Sak  Faslia  bajraktari  i  Rugoves…”. Është interesante  një Perballje (dyluftim) në mes Sak Faslisë dhe  malazezit trim Vukosav  Keniqi… Me ketë rast vlen të kujtohet se pushtuesit fashist  me dekretin e 7 gushtit 1941 të  Jakomonit , mkëmbësit të mbretit të Italisë në Shqiperi , kishte rikthyer deri  diku Shqiperinë me kufijë  Etnike , ku  edhe Rugova si shumica e trojeve të Kosoves e tjer ishin ribashkuar me Shqiperinë  Nanë. Kjo ndonse  vinte nga një pushtues , kishte prekur  jo pak zemrat e pervlueme të nacionalisteve shqiptarë . Mirpo ish pushtuesit  serbo-malazez , qofshin mbretrore-çetnikë apo komunist  , gjithnjë organizoheshin dhe ishin të bashkuar në luftë  kunder trojeve tona etnike dhe shqiptareve nacionalist.  Në luftën mbrojtese të këtyre kufijëve etnik shqiptar  nga shovenet serbo-malazez  rugovasit ishin  si gjithnjë pushkë e ngrehur me në krye bajraktarin e udhëheqësin e tyre Sak Faslinë i cili në luftën e Smilovicës të majit 1944 do të binte heroikisht, duke luftuar trimërish.  Keto luftra heroike janë të memorizuar në libër me mjaft të dhëna  per deshmorët dhe  heronjët rugovas, në mbrojtje të kufijeve etnik shqiptar gjatë viteve 1941-1944 , emrat e të cileve libri i ka të skalitur me shkronja “ari”… Mirpo lufta nuk mbaron me kaq pasi shovenet komunist serbo-jugosllav , kishin krijuar  edhe në Shqiperi e Kosovë  sherbetorët  e tyre komunisto-intarnacionaliste , që ndonse mbanin emra shqiptar , ata ishin venë në sherbim të armiqve të pandreqshem të trojeve  shqiptare- serbo-sllavëve , të cilët edhe pse kishin proklamua gjatë luftes të drejten e vetvendosjes së popujve  pas luftes , ata me ndihmen e komunisteve syplastë shqiptar , me zjarr e hekur do të ripushtonin trojet etnike shqiptare të Rugovës e Kosoves e tj. Në këto kushte edhe shqiptarët  nacionalist  të Rugoves  e  priten  pushtuesin serbo-sllav-komunist  me pushkë në dorë (si dhe shqiptarët e tjerë të Kosovës e më gjërë), ndonse në një luftë të pabarabartë dhe me një fund tragjik që shihej . Betejat mbrojtese të rugovasve si edhe të shqiptarëve të tjerë të Kosovës e më gjerë, kunder pushtuesve serbo-sllaveve  komunist dhe sherbtoreve të tyre shqiptar janë  akte trimerie dhe heroizmi të memorizuar  objektivisht  në libër nga autori. Studiuesi Fasli Muriqi në faqet e këtij libri ka memorizua edhe masakrat e krimet e ushtrive shovene serbe e malazeze ndër vite… Në libër është  përshkruar edhe një histori me vlera per familjen  Rugova  dhe  per  pinjollin e saj lavdi-plotë Ibrahim Rugova. Gjithashtu autori në libër ka dokumentuar se Rugova si trevë kreshnike shqiptarie  ishte ndër të parat krahina të Kosoves që  do ti bashkohej luftës  së UÇK-s  në vitet heroike  1998-1999, kundër kolonizatorëve serb me në krye hibridin komunisto fashist Millosheviç e viçët e tjer, që fatkeqesisht disa nga viçët millosheviçjanë edhe sot qeverisin serbomadhinë, fqinjën shovene të pandreqëshme të Kosovës së lirë e sovrane…Për keto kohë heroike atdhetarie , studiuesi Fasli Muriqi , ka  skalitur në librin e tij emrat e trimave patriot-luftëtar e deshmorë rugovas. Në vitet e Kosovës së pavarur  deshmorët , heronjet dhe veprimtarët e shquar Rugovas të lirisë e pavaresisë së trojeve shqiptare të Kosoves janë nderuar , janë rivarrosur , u janë ngritur monumente e memoriale dhe janë perkujtuar me  cermoni madheshtore  dhe akademi perkujtimore , si ai i Bajraktarit famëmadh Sak Faslia etj… Ndersa ky libër për mua është vet monument historie, dëshmie e perjetsie të luftrave dhe perpjekjeve të rugovasve për liri e troje të veta , me në krye trimat e tyre , ku në krye të vendit qendron bajraktari e atdhetari famëmadhnjë Sak Falia me shokët e tij të shqiptarisë…Nderkohë librat e studiuesit Fasli Muriqi janë jo vetmë një histori e krenare memorizuese, por edhe një histori frymzuese , për sot e neser, që nuk na lënë të harrojmë sakrificat dhe gjakun e derdhur, me  të cilat u ushqye dhe u arritë liria dhe pavarësia e trojeve shqitare të Kosoves e Shqiperisë…

* V00: Fjala e mbajtur  në promovimin e librit ; “Qendresa Rugovase dhe Sak Faslia , Bajraktari i Rugovës”, promovim i zhvilluar në  Grand Hotel Europa, Shkodër me 13 nentor 2021.

 

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.