MENDIME RRETH TAKIMIT TË KRYETARIT TË KOMUNËS SË TUZIT Z.NIKË GJELOSHAJ ME EKIPIN E BASHKISË SË MALËSISË SË MADHE TË KRYESUAR NGA ZV/KRYETARI Z.SYTKI NDRECAJ..!

0
224
NGA NDUE BACAJ  Ndue Bacaj | EuroEmigrant
Sapo u informova (nga rrjetet sociale) për takimin e drejtuesve të Bashkisë Malësi e Madhe dhe Komunës së Tuzit. Shumë e logjikshme kjo nisëm që diskutohet nga “Dy Gjysmat” e Malësisë së Madhe (siç i quaj unë), për identifikimin e të rënëtve dëshmorë për çlirimin dhe mbrojtjen e trojeve shqiptare në dy anët e kufirit poliktik, deri ne vitin 1912. Ata të evidentuarit më sakt kryesisht janë të vitit 1911, në Kryekryengritjen e Malesisë së Madhe kundër perandorisë Turke-Osmane… janë rreth 271. Këta ka vite që janë identifikuar me referenca nga unë e studiues të tjerë dhe janë “listuar” në librin tim “Kryekryengritja e Malësisë Madhe Kundër Perandorisë Turke-Osmane 1911”. Nga ky libër si dhe duke rikofirmuar referencat së bashku me z.Shaqir Vukaj ka rreth dy vite që janë miratuar në Keshillin e Bashkisë M.Madhe si propozim , dhe janë derguar në institucionet perkatese në Tiranë per dhënien e titullit dëshmorë të atdheut.. (Dëshmorët e evidentuar janë nga dy anët e kufirit politik). Por dëshmorë për çlirimin dhe mbrojtjen e trojeve tona kemi edhe në vitet 1912-1915, e mbi të gjitha në luftën e”Koplikut” 1920, ku ata që nuk kanë marrë titullin dëshmorë të atdheut për arësye të ndryshme (kryesisht biografie të pasardhësve…), janë dergua në institucionet e shtetit në Tiranë për t’iu dhënë titullin e merituar Dëshorë të Atdheut, edhe keta dëshmorë janë të evidentuar nga studiues të ndryshëm dhe janë të “listuar” me referenca në librin tim me titull:” Lufta e Koplikut 1920 dhe ngjarjet që i paraprijnë”. (Edhe këta dëshmorë janë të të dy anëve të kufirit politik). Dëshmorë kemi edhe gjatë luftës të dytë botërore dhe mbas ripushtimit të trojeve shqiptare të Malësisë së Madhe nga komunistët serbo-malaze-jugosllav. Në fund dua të di përse janë “perjashtuar” (në takimin e sotëm) nga identifikimi dëshmorët që luftuan e dhanë jetën kundër pushtuesve serbo-malaze e jugosllav nga viti 1912-13, 1915, 1920-21 e deri në vitin 1945, kur këta shoven kanë shtuar siperfaqet e tyre duke pushtuar e ripushtuar troje etnike shqiptare, konkretisht Mali i Zi “Gjysmen” e Malësisë së Madhe e më gjërë?… Duke besuar se kjo nisëm nuk do të mbesë për gjysëm, më mbetet të uroj me fjalët FILLIM TË MBARË, pasi siç thotë një shprehje popullore fillimi i mbarë gjysma e punës së kryer…
Koplik-Malësi e Madhe, me 14 shtator 2022
Redaksia: Fotot janë marrë  nga “Zani i Veriut”

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.