Jani Malo
*
Banka më e pasigurt për paratë e një burri është portofoli i gruas.
Është e vetmja bankë e hapur edhe të dielën.
*
Gruaja është për xhepin e burrit po aq e dëmshme sa duhani për shëndetin.
*
Disa femra tremben nga miu dhe zbusin tigrin.
*
Femra, buzët e së cilës nuk i ka puthur tjetërkush veç të Kuqit të Buzëve, është fatkeqe.
*
Disa meshkuj paguajnë shuma të mëdha parash për të ngopur babëzinë e tyre për femra.
Nuk ndodh që ndonjë femër të paguajë edhe një grosh për të shuar babëzinë e saj për para.
*
Zakonisht femrat hyjnë fshehurazi te Gabi për të blerë rroba të përdorura, ndërsa meshkujt skuqen në farmaci kur shkojnë për të blerë prezervativë.
*
Thinjat nuk e bëjnë një burrë më të pjekur dhe aq më pak e bëjnë më të mençur flokët e lyer.
*
Në kohë krize prostitutat janë më të ndershme. Nuk e rrisin çmimin.
*
Te femra zgjuarsia provohet, bukuria duket.
*
Kur thonë për një grua se e përdor burrin si leckë, nuk besoj vërtet se me të pastron pasqyrën.
*
Shprehja ‘Të gjithë derrat një turi kanë’ ose lindi para se të shpikej botoksi, ose nuk vlen për dosat.
*
Disa gra, po t’u bëjë pis tapetin fëmija i tyre, e zhdëpin në dru, po t’u dhjesë qeni, e quajnë ogur të bardhë.
*
Asnjëherë nuk i kuptova femrat, rrobat më të bukura i veshin për t’i zhveshur.
(Nga libri “Qumësht gomari” – Neraida, 2023.)