Mbi gjoksin tēnd, kokën do vinja e do flinja

0
131
Kam Parë    Mund të jetë një imazh i bregdeti, oqean, muzg, natyra, qiell dhe plazh
Perëndimet janë mrekulli
janë të magjishme
ndaj i dashuroj…
Kam shijuar shumë syresh
shumë, pa fund…
Disa i kujtoj, kurrë nuk i harroj…
Kam parë muzgje të ëmbla,
kam parë muzgje të trishta,
Kam parë muzgje të zjarrta,
kam parë jo njē, por me qindra…
Kam parë perëndim në të ikur
disa dhe nuk i kam parë,
Retë i mbanin fshehur
tinëzisht duke na ndarë.
Kam parë shumë perëndime
me disa, vërtet jam dashuruar
por, perëndimet më të bukura
i kam parë me Ty përqafuar.
Risjellë)   
Puthje…
Tek shoh te ty, të ëmblën ëmbëlsi
më vjen të të puth,
të të puth lehtë
me gjithë timen brishtësi…
Dua të të puth sytë,
Ah sytë,Mund të jetë një imazh i 1 person
Her’ e parë që më ndodh
të kem dëshirë të puth sytë aq shumë, sa ti lodh.
Dua të të puth hundën,
Oh, at’ të vocklën hundë,
Ku aq shumë përhumbem saqë nuk e di,
a je ti si fëmijë
a jam unë?
E më pas të ulem poshtë ndër buzë,
Uh, ndër buzë…
Në qofsha poet a piktor
goja jote, do ish e imja muzë.
Mjalti yt, ndër buzët tua
ëmbëlsinë do më falte,
e kur të ciknin buzën time
atë çast, zemra do më ndalte.
Të puth gushën tënde,
at’ gushë të lëmuar,
at’ gushë të brishtë,
mendja do më humbiste
do më ngjethej mishtë…
E kur të gjendesha përballë bustit tënd
a do bëja vallë çmenduri?!
Jo.
Mbi gjoksin tēnd, kokën do vinja e do flinja,
e do ndihesha si një perëndi.
Po po si njē perëndi…
që parajsën e gjeti tek Ti.
(Fjalë që mu thanë
e unë guxova ti rimoj në timen poezi…)
A e din?
Nuk kam resht tuj mendu n’ Ty.
Do desha shumë me ta thanë
Do desha me t’ shkru se du t’ kthehesh
se m’ mungon e t’ mungoj.
Po ktë gja nuk du me ta kërku
as “si t’ kam?”, nuk du me t’ shkru…
Nuk e di si je  Mund të jetë një imazh bardhezi i 1 person, mjekër dhe duhanpirja
m’ mungon për me e dit.
Ke ba ndonji plan?
Ke qesh sot?
Ça ke andrru?
A po del?
Ku je tu shku?
A ke ngranë?
Kisha dasht me mujt me t’ kërku
kisha dasht edhe Ti, mu…
Po nuk e kena at fuqi
as un e as Ti.
At’ here t’ rrijm tuj prit kot
E t’ mendojm
E t’ kujtojm…
Mbaje mend pra se t’ mendoj,
se Ti nuk e din, po un t’ jetoj.
Çdo ditë,
shkruj për Ty…
Mbaje mend pra se me t’ mendu e me t’ kërku
janë dy.
Por janë dy gjana krejt ndryshme.
E un t’ mendoj,,,po nuk t’ kërkoj…

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.