Ndërsa thuajse ç’do fundëjave në Biblotekën “Marin Barleti “ të qytetit Shkodër, është kreu i shkrimtarve shkodranë Zija Vukaj i cili pa përtesën më të vogel kryen ‘”vullnetarisht” misionin e pasionit për të promovuar botimet e autorve shkodranë.Kësaj radhe ka ndodhur ndryshe. Ka qënë një elitë krijuesish e vetpërzgjellur për të promovuar botimin e kryetarit të shkrimtarve Zija Vukaj.Padagogija e njohur edhe si një krijuese ,por edhe studiuese e kritike profesioniste e letërisë Mira Alia e cila ka moderuar jo thjeshtë me profesionalizëm , këtë ëvënt promovues, por edhe duke ikur ngaskematikat e përherëshme falë peërvojës së saj , i dha këtij aktiviteti promovues i kolorin e duhur. Kështu vëçmas folësve që diskutuan , mjaft pikante kanë qënë pyetjet ebëra nga profesoresha ndaj autorit të librit, pikrisht duke thyer edhe monotonin e diskutimeve. Gjithësesi ka qënë redaktori i këtij libri, pra Labirinteve të Fjalës së Zija Vukaj zoti Mark Simobni i cili njihet ndryshe edhe si krijues mjaft prodhimtarë ,por edhe botues i shtepisë botuese “Muzgu”. Kësisoj Lezhjani Mark Simoni foli me nota pozitiviteti, për këtë libër i cili sipas tij i ka lënë shumë mbresa.Ndersa poeti , shkrimtari i njohur Alfred Çapaliku , dhe shkrimtari i mirënjohur Xhahid Bushati kanë folur rreth vlerave që përcjellë ky botim për ç’do lexues , dhe veçanarisht për mësuesit dhe nxënësit e shkollave të mesme. Po kështu në këtë linjë mëndimi ka qënë edhe akademiku Stefa Çapaliku i cili u shpreh se : Kam një vrejtje, të vogeël ndoshta këtu do të mund të ishin dy libra , jo të inkuadruara në një. Poetja Mimoza Rexhvelaj ka sjellë nëkujtësë se realisht ky botim ka edhe një vlerë tjetër që najep autori Zija Vukaj,gjithçka këtu duket se është një nektar i mbledhur me kujdesë nga bjeshkët e M.Madhe. Arjola Zadrima, Nordana Hasa e Diana Çelepia lexuan pjesë nga ,këto esee të Zija Vukaj , duke i dhënë këtij promovimi gjithëçka nga pozitiviteti i merituar.