Mali i zi\Lista Shqiptare, Koalicioni Shqiptar dhe Partia Boshnjake: Mbështesim propozimin për qeverinë pakicë

0
141
Duke pranuar faktin se Mali i Zi ndodhet në një krizë të rëndë politike, sociale, ekonomike dhe shëndetësore dhe se vetë reth dhjetë deputet mbështetë qeverinë aktuale, ne, përfaqësuesit politikë të popujve pakicë në Parlamentin malazez, mbështesim propozimin e shpallur të hënën nga koalicioni “E Zeza në të Bardhë” për formimin e qeverisë pakicë, thuhet në një deklaratë të përbashkët të Listës Shqiptare, Koalicionit Shqiptar dhe Patisë Boshnjake.
Ata janë të bindur, siç thonë, se ky është një model real dhe optimal për dalje nga situata aktuale politike.
“Modeli i qeverisjes së pakicave, në këto rrethana politike, mund t’i sjellë Malit të Zi stabilitetin e nevojshëm dhe përshpejtimin e procesit të integrimit evropian. Dhe pikërisht kjo është kërkesa e qytetarëve tanë dhe nevojat e shtetit, për të dalë nga spiralja e ndarjes, varfërisë dhe mungesës së shpresës. Prandaj, ne besojmë se mbështetja sa më e gjerë për këtë koncept në Kuvendin e Malit të Zi do të ishte e dobishme për shoqërinë tonë, për harmoninë multietnike të Malit të Zi dhe për ruajtjen e vlerave themelore për të cilat kemi luftuar”, thuhet në deklaratën e përbashkët të nënshkruar nga Nik Gjeloshaj (Lista Shqiptare), Fatmir Gjeka (Koalicioni Shqiptar) dhe Ervini Ibrahimoviq (Partia Boshnjake).
Ata theksojnë se rruga evropiane dhe euroatlantike e Malit të Zi nuk ka alternativë dhe se mbështetja e partnerëve të tyre është jashtëzakonisht e rëndësishme.
“Sigurisht që na gëzojnë mesazhet që partnerët tanë ndërkombëtarë po deklarojnë me këtë rast, sepse do të kemi nevojë për mbështetjen dhe ndihmën e tyre në periudhën e ardhshme, në mënyrë që reformat të realizohen sa më lehtë dhe të përparojmë drejt anëtarësimit në BE.
“Rruga jonë evropiane dhe euroatlantike nuk ka alternativë dhe mbështetja e partnerëve tanë është jashtëzakonisht e rëndësishme për ne”, shtuan ata.

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.