Mali i Zi / Nik Gjeloshaj : Unifikimi i mandateve të pakicave stabilitet për Qeverinë

0
116

Duke komentuar formimin e qeverisë së re, bartësi i listës së Forumit Shqiptar, Nik Gjeloshaj, tha se qëllimi i atij koalicioni është të mbledhë përfaqësuesit e partive shqiptare dhe të shqyrtojë mundësinë e një platforme të përbashkët me pakicat e tjera, dhe më pas të vendoset për partnerët.“Mendoj se duhet të presim rezultatet zyrtare, nëse shikojmë matematikisht kemi mundësi të ndryshme, kush mendon të arrijë vetëm 41 për mazhorancën dhe jo 49 për të kompletuar institucionet, ka një plan afatshkurtër,” tha Gjeloshaj.Në bazë të raportit të Komisioneve Komunale Zgjedhore, Forumi Shqiptar fitoi dy mandate në zgjedhjet parlamentare të 11 qershorit, Partia Boshnjake gjashtë mandate dhe Aleanca Shqiptare një mandat.

 

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.