𝗠𝗮𝗹𝗶 𝗶 𝗭𝗶, 𝘀𝗼𝘁 𝘃𝗼𝘁𝗼𝗻 𝗽𝗲𝗿 𝗾𝗲𝘃𝗲𝗿𝗶𝗻𝗲 𝗲 𝗿𝗲. 𝗥𝗿𝗲𝘁𝗵 𝟱𝟰𝟬.𝟬𝟬𝟬 𝗾𝘆𝘁𝗲𝘁𝗮𝗿𝗲 𝗸𝗮𝗻𝗲 𝘁𝗲 𝗱𝗿𝗲𝗷𝘁𝗲𝗻 𝗲 𝘃𝗼𝘁𝗲𝘀 𝗽𝗲𝗿 𝘁𝗲 𝘇𝗴𝗷𝗲𝗱𝗵𝘂𝗿 𝟴𝟭 𝗱𝗲𝗽𝘂𝘁𝗲𝘁𝗲. 𝗣𝗮𝗿𝘁𝗶𝘁𝗲 𝗦𝗵𝗾𝗶𝗽𝘁𝗮𝗿𝗲 𝗷𝗮𝗻𝗲 𝘁𝗲 𝗻𝗱𝗮𝗿𝗮 𝗻𝗲 𝟯 𝗹𝗶𝘀𝘁𝗮 𝘇𝗴𝗷𝗲𝗱𝗵𝗼𝗿𝗲. 𝗦𝗶𝗽𝗮𝘀 𝘀𝗼𝗻𝗱𝗮𝘇𝗵𝗲𝘃𝗲, 𝗾𝗲𝘃𝗲𝗿𝗶𝗮 𝗲 𝗿𝗲 𝗻𝘂𝗸 𝗺𝘂𝗻𝗱 𝘁𝗲 𝗸𝗿𝗶𝗷𝗼𝗵𝗲𝘁 𝗽𝗮 𝗸𝗼𝗮𝗹𝗶𝗰𝗶𝗼𝗻𝗲 𝗺𝗲 𝗽𝗮𝗿𝘁𝗶𝘁𝗲 𝗲 𝗽𝗮𝗸𝗶𝗰𝗮𝘃𝗲 𝗸𝗼𝗺𝗯𝗲𝘁𝗮𝗿𝗲
Për të zgjedhur 81 deputet për kuvëndin e Malit të Zi, jane thirrur për të votuar këtë të Djele 540.000 qytetarë me të drejtë vote. . Koalicioni “Forumi Shqiptar” shpreson te fitoje bindshem ne keto zgjedhje, drejtuesit e te cilit theksojne se fitorja e deputeteve shqiptare i kotribuon ecurise se Malit te Zi ne rrugen Euro Atlantike !Ne ishim sot të fokusuar në qytetin e Tuzit , duke ndjekur hap pas hapi ecurin e këtijë proçesi zgjedhor, nga ku realisht duhet theksuar fakti , se ndonse në orët e para
pjesmarrja dukej jo forte bnindëse për interesimin e qytetarve për të votuar , orët e mësditës dhe të pasditës dhanë tjetër ritëm fluksit të qytetarve për të shprehur vullnetin e tyre.Pasi ka votuar kryesuesi ilistës së Forumit Shqiptar , njëherazi kryetar i Komunës së Tuzit Nik Gjeloshaj është ndalur para medjave , duke iu përgjigjur interesimit të
gazetarve është shprehur i bindur se koalicioni i tij do të marrin bësimin e qytetarve. Ndërakq ka theksuar se pse jo tashmë ka ardhur momënti që shqiptarët të mëndojnë për të bërë kapercimin kufizues për të ardhmën nga 3 mandate të mundëshmë për shqiptarët , për të shkuar tëk një tjetër shifer.
Ndersa ministry i Administratës publike në qeverinë e Malit të Zi , Marash Dukaj ka folur per suksesin e kësaj qeverie veçanarisht për komunat shqiptare , ku fuinancimet kanë qënë të një niveli të lartë , të pa arritur ndonjëherë më parë.
Gjatë gjithë këto orëve të votimit tv Kopliku dhe revista Fjala kanë realizuar mjaftë intervista me qytetarë të ndryshëm , këtu në qytetin e Tuzit, të cilët kanë shprehur besimin për rrugën e nisur të Malit të Zi drejtë integrimit. Edhe njëri ndër kordinatorët e grupimit tjetër Shqiptar ‘ Aleancës Shqiptare z, Muhamet Gjokaj është shprehur se beson tek fitorja e këtij grupimi të kryhesuar nga deputeti actual Genc Nimanbegu.
Në Tuz , por edhe në komuna të tjera shqiptare , ka jo pak politikan local shqiptare të cilet janë angazhuar me partite e konsideruara qytetare , pra jo nacionale. Kjo mbase është edhe një arsye që minimizon mbase mundësinë për tu përfaqësuar partitë Shqiptare me tre mandate në Kuvëndin e Malit të Zi.