Mali i Zi / LDSH mbledh kryesinë , dhe vëndos…

0
165
Mund të jetë një imazh i 5 persona dhe njerëz të ulur       Mbrëmë, Lidhja Demokratike Shqiptare mbajti mbledhjen e Kabinetit politik, me ç’rast u diskutua mbi situatën politike të krijuar në Malin e Zi, mbi funksionimin e koalicioneve ku bën pjesë LDSH, si edhe mbi zgjedhjet lokale në Podgoricë, Plavë dhe Rozhajë.
Sa i përket çeshtjes së parë, LDSH është e mendimit se vetëm zgjedhjet e parakohshme parlamentare paraqesin zgjidhje adekuate të nyjes politike në Malin e Zi. Kur është në pyetje çështja e funksionimit të koalicioneve, LDSH shpreh pakënaqësi me faktin se akoma nuk ka ardhë deri te ndërrimi i deputetit aktual të Listës shqiptare, me kanditatin e kësaj partie, siç e parasheh Marrëveshja parazgjedhore. LDSH është e mendimit se vetëm me bashkëpunim të sinqertë ndërshqiptarë mund të çojmë përpara kërkesat tona.
Sa u përket zgjedhjeve lokale, u muar vendim për dalje në zgjedhje në këto tri komuna, kurse për modalitete do të vendoset këto dy ditë, pas bisedimeve me partnerët tonë tradicional.
Zyra për marrëdhënie me publikun

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.