Mbase ç’donjëri i ka harruar , madje edhe vet kreu i rikonfirmuar Bashkisë M.Madhe, natyrisht jo vetëm prëmtimet e 8 viteve të shkuara, por edhe këto të para datës 14 Maj 2023. Festa e fitorës së zgjedhjeve të 14 majt ka gumzhitur në mjediset turistike tek Agro –Turizëm –“Hysaj”në bregun e Liqënit, por edhe nw mëndjet e “fitimtarve”. mbrëmje ka larë djerëset e një fushate një mujore të lodhëshme, jo me ujin e Liqënit ,por me shampajë e pije të tjera.Një masivitet i pa parë njerzish , të gjithë të gëzuar , të qeshur, veçnarisht administrata e cila me këtë fitore spektakolare kanë siguruar vazhdimësinë e punës së tyre.Këtë e kanë përligjur me praninë e tyre në këngë e valle dy minister Elisa Spiropali e Edona Bilali,por edhe deputeti Paulin Sterkaj. Ndaj të gjithë vallëzojnë , të gjithë ngrejnë dollin e parë , për këtë fitore.festojnë edhe ata që marrin rrogat , por nuk e dijnë se çfarë punojnë. Festa është e të gjithëve , edhe e atyre që dijnë të bëjnë servilin , edhe e atyre që bëjnë “spiunin” edhe e atyre që dijnë ta “dredhin”, ndaj ka zëra që :Mbase shumë shpejt do shikojmë afrime të reja nga ish opozita, afrime dhe ëmrime në poste drejtorash, se nga përvoja e zgjedhjeve të shkuara , këta që afrohen pas zgjedhjeve nuk duan thjesht punë , por poste drejtori.Gjithësesi të presim tanimë , ndoshta do të kemi zhvillime te reja , kjo mbas konfigurimit të Këshillit të Bashkisë. Ndonse nuk kemi info zyrtare por PSd ka ambicjet e saja jo v etem ne drejtimin e Këshillit të Bashkisë , por edhe për administratën.Kështu duke filluar nga posti i nënkryetarit e deri tek… do të jënë pjesë e diskutimit për mirëqeverisje.Mëmndimi ynë është se Kreu i Bashkisë Tonin Marinaj, falë përvojës së fituar tashmë do të korrigjojnë disa “gabime” të së shkuarës. Kësisojë sërvilet do të shkurtohen nga organika e degjimit , dhe këshillimit të Kryetarit , po kështu edhe mosmirënjohësit, po kështu edhe … Stauesi i tij si kreu i Bashkisë i pari në M.Madhe me tre mandate Tonin Marinaj, mbase kësaj radhe do të jetë ndryshe , edhe për faktin se nuk do kandidojnë më për Kryetar Bashkie. Nderkaq kariara politike mund të transferohet në ambicje për mandatin e deputetit, ndaj i duhet korriguaar dhe zgjeruar harta , jo e te blerve nga radhët e opozitës , por të një koalicioni efektiv me gjithë faktorët veçnarisht PSD. Kësisoj 8 mandate Këshilli PSd , 6 Ps, edhe 4 ose 5 duhen për një maxhorance solide .Në fakt aty i ka të vetët e shpërndarë në parti të djathta, por që zëmra aty u rri majtas..Të shohim tashme Tonin Marinaj ka në dorë jo vetëm shampanjen , por edhe Arren edhe Gurin…Opozita të numërojnë të ikurit për tu bërë drejtora si …!