Bashkia M.Madhe në vënd qe te rriste numërin e investimeve publike, keëto kohët e fundit më së shumti I ka kushtyuar rëndësi, plotësimit të numërit të organikës së administratës.Kështu çdo ditë rritët numëri I punojsve, por bije cilësia e sherbimeve ndaj qytetarve, Kjo mbase nje metodë sofistikuese elektorale e kohës.Në një kohë kur kemi hyrë në javën e fundit të muajt shkurt, pra kësisoj po kalojnë dy muajt e parë të vitit 2021, dhe në Bashkinë M.madhe jo vetëm që mund të numërohen me pikatore investimet e kryera nga kjo bashki në shërbim të komunitetit, por ajo që duket edhe me paradoksale, kreu I Bashkisë Tonin Marinaj gjithënjë e më shumë po nxiton të “plotësojnë” çdo vënd boshë në organikat e fryera të Bashkisë.Kjo dukët qartazi , mbasi fushata elektorale nuk po konsiderohet sherbim dhe investim ndaj komunitetit, por më së shumti punësim nga taksat e komunitetit.Themi kështu mbasi nuk është verejtur asnjë asfaltim rruge, asnje permisim infrastructure veçanarisht në qytetin e Koplikut. Kujtojmë këtu se prej shumë vitësh një copëz rrugë në hyrje të spitalit të qytetit të Koplikut “lengon e smurë”, si pasoj e moskujdesjes së Bashkisë për të sistemuar dhe asfaltuar vetëm rreth 2-3 qind metra.Por jo vetem kjo tanime mungesa e investimeve vihet re dukshem në ç lagje të qytetit te Koplikut, por edhe ne njesit e tjera administrative. Kështu duket se drejtuesit e Bashkisë M.Madhe, kur bëhet fjalë për investime te vogla , nuk ia nisin punës për këtë investim, Nderkohë fushata po troket, kjo përgnjumje e pushtetarve , duket se ka vënë në gjumë edhe opozitën e cila në vënd që të denonconte çdo ditë me fakte, qoftë punësimin e tepruar , pra me shumicë në administratën e Bashkisë, qoftë mungesen e investimeve, mbase këta të fundit më shumë po investohën në “garën” se kujt do ti vijnë ëmri nga rradhët e tyre në listën e kandidatve për deputet.Në realitet për malësorët publikimi I listës së kandidatve për deputet qoftë Majtas apo dhe Djasthtas është ka humbur kësisoj interesimin e shkelqimit të dikurshëm.