M.Madhe/ Instucionet e kultures e “harrojn”, shokët ekujtojnë famozin e accapellos Turk Mustafa

0
Nese Bashkia M.Madhe , instucionet e kultures , ose më mirë  me thënë  rrogëtarët e kulturës  në këtë Bashki , mbase ishin , dhe janë  të  “zënë” me punët e fushatës  elektorale  nuk u “kujtuan” të  nderojnë kolosin e këngës  accapello  Turk Mustafa, në ditët endarjes   së tij nga jeta.Por as ministresha e kulturës , apo ndonjë  nga  përfaqësuesit e kësaj ministrie  apo të  Qarkut Shkodër , nuk e morën këtë  mundim, mbase për faktin se  vijnënë deri në Shkodër me  bërë “Selfie” në  pedonale, dhe ukrye detyra. Këtë   “boshllek” e  mbulojnë artistë  ish   bashkërrugëtarë  të  këngës  si   “Mjeshtri i Madh” Viktor Paloka. Faleminderit mjeshtër  për fjalët e tua për  Turk Mustafën , që  nuk të bije asnjë  fjalë në tokë!Mund të jetë një imazh i 1 person, i ulur dhe ambiente të brendshme
Lamtumire Turk Ropaj. fisniku i Malesise Madhe dhe mbare folklorit shqipetar.
Me dhimbje e pikellim te thelle e me lot nder sy , po ndahemi sot nga njeriu i dashur , artisti i madh Mbarekombetare , nga shoku, kolegu,miku,fisniku dhe vellai jone I ngushte Turk Ropaj.
Eshte nje tronditje dhe humbje e madhe per familjen, miqesine e shoqerine e ketij burri te rralle si dhe per artin shqipetar .
Turk Ropaj ishte nje njeri e figure e veqante ne jeten njerzore , si dhe ne jeten artistike –kulturore folklorike, nje za brilant , i veqante dhe shume i fuqishem i festivaleve dhe skenave shqipetare .Mund të jetë një imazh i 3 persona dhe njerëz në këmbë
Nje vlere e madhe dhe e pa krahasueshme per kengen akapelo legjenda e kesaj kenge.Nji gjysem shekullit ne sherbim te folklorit te Malesise se Madhe, shkodres e te gjithe shqiperise e me gjere. Pjesemarres ne te gjithe festivalet folklorike zonale, rajonale , kombetare e deri nderkombetare . Jane te pa numerta vleresimet,qmimet, medaljet e trofe te ndryshme qe Turk Ropaj meritoj gjate gjithe jetes artistike Une e pata shume per zemer per 40 vjete pa u nda deri sot qe e ndau vdekja nga ne Turk fisnikun tone te paharruar. Trupi I tij ne paqe pushofte dheu i lehte i qofte e kurre mos u harrofte ikona e folklorit shqipetare.Përshkrimi i fotografisë nuk është i disponueshëm.
Nuk ka sit e harrohet Turk Ropaj pasi kenget e tij do ta kujtojne per djal mbas djalit zanin e tij si vullkan malit. Sot e kam shume te zorshme te flas per kete dashamir te madh te jetes time, por do mundohem sado pak nja 4-5 vargje .Mund të jetë një imazh i 1 person
Shum mirenjohja m’troket n’zemer
Me i than vlerat per nji emer
Nuk don zemra me e besu
Per Turk Ropajn se eshte ndalu
Na u nda n,jete prej njerzise
Figur madhi I Malsise
Vlera e madhe e shqiptarise
E folklorit te pafundesise
Za brilanti e za bibilit
Qe jehoi deri ne kupe te qiellit
Bashke me jeten festivalet
Per folklor vlerat sa malet
Krejt nji jete tuj shpalos vlera
Do te thojne brezat tu rrit ndera
Trupi jot n,paqe pushofte
Per kete jete mos u harrofte
sa te jetojne kenget kreshnike
Ndrit Turk Ropaj rreze drite
Lamtumiren o vella i paharrum.Mund të jetë një imazh i 1 person dhe në këmbë
Viktor Paloka, “Mjeshter i Madh “Vau Dejes ,21 Shkurt 2023.

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.