M.Madhe/ Fshati Brojë ishte i Kastratit, ja pse u bë i Këlmëndit!

0
273

Zef Turkaj    Mund të jetë një imazh i 1 person

Fshati Brojè nè Kelmènd te Malsis Madhe ndodhet ne jugun e zonès Kelmend
Deri nè vitet 1700 ishte tok e Kastratit , por ne nji sulm plaçkits te shkjaut te malsorve te Kastratit qe jetonin brigjeve te Cemit , ne vjeshte sepse bjeshkt nuk kan uje te mjaftueshèm
Ne pamundsi qèndrese qiten kushtrimin dhe te paret ishin malsort e Nikçit qe ju erdhen ne ndihmè ku nji pjes e mire e malsorve i shpetuan vdekjes
Kur krent e Kastratit e muaren vesh per ate qe ndodhi vendosen qe kte pjes toke e mali te tyne t’ja japin Nikçit
U vendos
u tha
dhe ashtu u bè.
Atehere Nikçit erdhen prej tri mahallve ne Brojen e sotme
Ishin fisnik , trima por edhe human
Njèri nder fiset e Nikçit ishin edhe DUSHAJT
Ktu ku sot ndodhet Kisha e Brojs ne kto themele nji brojan disi mà i kamun punoj nji kullè 2 katshe qe ne ate koh ishin te rradha , mbas qe mori vendim te çvendosej ne Breg te Mades , e thirri famulltarin e Kishes Katolike dhe i tha :
T’kjoft falè kulla e toka ème e nè se te lejohet ktheje ne KISHE per kte katun
Dhe ashtu undodhi  Përshkrimi i fotografisë nuk është i disponueshëm.
Megjithse per arsye historike e rregjimesh kjo kishè u shndrrua ne institucione shtetrore si ne vater kulture , zyre pushteti e shkollè 8 vjeçare
Me ardhjen e kohve tjera fatmirsisht sot àsht KISHÈ KATOLIKE Mund të jetë një imazh i monument dhe ambiente të jashtme
Dhe humanizmi nuk mbetet me kaq ;
Perseri nji fisnik i Dushajve , Nikè Lek Dushi nga qe nuk pat trashegimtar dhe kishte pasuri vendosi qe te gjith te ardhunat qe kishte kursyer gjat jetes tij t’ja jepte KISHÈS KATOLIKE , me kusht qe te punohej kumona e ksaj kishe
Paret ar’u nisen per Romè (Vatikan) me nje komisjon dhe mbrenda pak vjetve kumona e punueme ne Itali erdhi ne KISHÈN E Brojes , ku i mbijetoj te gjitha kohnave e rregjimeve ku me zànin e saj shum te veçant rrin krenare ne kupanjelin e ksaj kishe
Vlen te theksohet se kjo kumonè ekziston sot nè vendin e origjines fal perpjekjeve per ruejtjen e strehimin e saj nga vet fshataret e Brojes.

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.