Sot ka qënë një ditë e veçantë jo vetëm për familjarët , poetët dhe shkrimtarët e M.Madhe dhe më gjërë, por në tërsi për komunitetin e njerzve të letrave , ku i është akordur titulli” Qytetar Nderi “pas vdekjes poetit famoz Shqiptaro -Amerikan Luigj Çekaj. Titull të cilin familjarve ua ka dorzuar kreu i Bashkisë Tonin Marinaj. Në prani të familjarve, të njerzve të zafërm , por edhe të komunitetit të njerzve të letrave nga M.Madhe Shkodra dhe deri nga Amerika e largët sot është organizuar ceremonia e dorzimit të titullit “Qytetarë Nderi“ I M.Madhe i birit të kësaj treve , njërit ndër poetët më brilantë të botës së letrave Shqiptaro -Amerikane . Tashmë të ndjerit Luigj Çekaj . Pas hymnit kombëtare ka qënë kreu i Bashkisë Tonin Marinaj i cili në fjalën e tij është ndalur tek aktiviteti letrare i poetit , por edhe rreth vuajtjeve dhe presekutimit nga rregjimi komunist , ndaj dhe ky titull është më se i merituar është shprehur kreu i Bashkisë Tonin Marinaj… Rreth figures së poetit tashmë të ndjerë Luigj Çekaj kanë folur edhe mjaft nga ish koleg e shoke gjimnazi apo universiteti , ku vçojmë prof. Alfred Çapalikun i cili solli kujtime mjaft mbresëlënese nga jeta shkollore me poetin e ndjerë Luigj Çekaj … Nderkohë që djali i poetit dhe Bashkëshortja e tij Violeta Çekaj ka falenderuar Këshillin e Bashkisë për këtë vlersim dhe nder që i bëhët njëriut të tyre më të shtrenjt…Në këtë ditë vlersimi për poetin kanë folur edhe “Mjeshtri i Madh” Ilmi Kurti , poetët dhe shkrimtarët si Kadri Ujka, Gjokë Luli , Life Hasaj , lahutari Jonuz Delaj. Ndërsa Shkrimtari Nikolla Spathari njëkosisht dhe daja i poetit ka sjellur kujtime intgeresante ndonse mjaft të vështira për poetin , mbasi rregjimi komunist nuk e duronte fjalen e poetit me baba të arratisur.Në fund familjarë e poetit janë pritur në një takim të veçant nga Kreu i Bashkisë z.Tonin Marinaj , ku bashkëshortja e poetit të ndjerë Violeta Çekaji ka dhuruar kreut të Bashkisë me autofraf një nga botimet e poetit nderkaq më herët i ka dhuruar edhe një stilografë , ku e ka uruar që më këtë të “firmosin” edhe një tjetër mandat në krye të Bashkisë M.Madhe.takim mbreslenes
Jonuz Delaj shprehet kam kenduar vargjet e tij .