LIBRI: ” E MANGËT BOTA PA TY “, ME MESAZHIN : SE JETA DUHET JETUAR ASHTU SI TË VIJË , ME VULLNET E SAKRIFICA,ME VETËBESIM DHE SHPRESË.

0
180
JAK RROZHANIPërshkrimi i fotografisë nuk është i disponueshëm.
Jeta e njeriut është e shtrenjtë, është dhuratë nga Zoti , asnjë sekondë apo minutë nuk duhet lënë të shkojë kot. Pasi, jeta është me mungesa,vështirësi,privacione,por duke mos u ndjerë asnjëherë i lodhur ,i drobitur ,por duke ndjerë kënaqësi ,kur mendon se nuk e ke lodhur jetën , por e ke jetuar dhe shijuar atë ashtu siç ishte edhe pse në kushte të vështira shëndetësore ,me vullnet, kurajo ,sakrifica e duke i bërë sfidë kohës . Ky ishte njeriu i mirë dhe poeti i talentuar Leonard Kola ,i cili triumfoi mbi vështirësitë e kohës, të jetës dhe të shëndetit, duke u bërë sfidë atyre, pa u ankuar ,pa u tërhequr,por duke punuar dhe krijuar brenda mundësive fizike ,falë talentit,intuitës, pasionit,vullnetit, duke përcjellë përherë energji pozitive,fisnikëri, modesti dhe bujari,për të na dhënë një buqetë me lule të freskëta poezish të bukura , tek vëllimi me poezi :”E mangët bota pa ty “, me autor Leonard Kola .Muzgu ,2023 , ku fatkeqësisht autori nuk arriti t’ishohë të botuara këto poezi brilante, që i shkroi plot frymëzim, ndjenjë e dashuri ,poezi të zemrës, të muzës e të shpirtit krijues , për të mbetur ashtu fisnik, i thjeshtë e bujar siç ishte ,shok dhe mik i mirë siç e njohin të gjithë edhe unë , që e njoha nga afër e të diskutojmë si krijues, por edhe si të një treve me taban krijues ,me histori kulturë,zakone ,tradita,mikpritje e arsimdashëse e me personalitete të shquara të fushave të ndryshme,siç është Zadrima . Pasi, ai ishte shembulli i luftëtarit të paepur për të jetuar jetën , ndonëse me vështirësi,pa u ankuar dhe pa u dorëzuar ,me kurajo ,vullnet , me vetëbesim e shpresë dhe shpirtin poetik dhe njerëzor, që e karakterozonte ,për të marrë çdo të mirë nga jeta, ndonëse me.kufizime shëndetësore, për të mos qenë kurrë i lodhur nga ajo e asnjëherë i drobitur ,pavarësisht mungesave ,privacioneve ,zhgenjimeve e dritëhijeve të kohës, ai diti t’i kapërcejë vështirësitë dhe pengesat me pune dhe vullnet ,me zgjuarsi, komunikim dhe bashkëpunim ,duke na lënë një krijimtari të pasur dhe vargje poetike.jetësore ,me mesazhe të qarta : Sepse jeta është e mangët pa ty ,pa qenien tënde,me mungesën tënde ,por duke lënë pas veprën tënde,emrin e mirë,gjurmët e tua të pashlyera ,duke.fituar respektin, dashurinë dhe mirënjohjen e të gjithëve: – E dija që do të ikje / Por nuk e dija që dhimbja / Që do.lije pas / Tê ishte kaq e madhe / E.manget bota pa ty / koha pa ty / Mbushet veç / Me dhimbje ! Teksa lexon poezitë e këtij libri ,poeti Leonard Kola, të kujton prejadhjen e familjes së tij zadrimore nga Gramshi,.buzë Drinit të moçëm ,me hisori,kulturë zakone, tradita ,mikpritje e bujari e me prindër të dashur, si tek : Pema e gjyshit , Kthehem.me.kujtimet e mia, Gjyshja.mungoi, Nostalgji (.Poezi ) etj dhe me tabanin e muzës krijuese zadrimore, me.poetët e shkrimtarët e mëdhenj zadrimorë : At Gjergj Fishta, Pjetër Zarishi, Vëllezërit Gazulli, Ndre Mjeda etj. e deri tek më të rinjtë,duke e vazhduar kështu traditën e muzës krijuese zadrimore., e duke u frymëzuar edhe nga poeti i njohur Ndoc Gjetja,me të cilin jetonte në një lagje në qytetin e Lezhës dhe poetë të tjerë lezhjanë , për të mbetur një vazhdues i denjë i kësaj krijimtarie të pasur ,shembulli i njeriut të mirë dhe poetit ,që sfidoi kohën e vështirësitë fizike të shëndetit , si për të treguar se me dije ,vullnet, pasion e sakrifica,arrihet gjithçka edhe pse me.kufizime e privacione. – Shtëpia pa oxhak e shpirtit / U dogj,u shkrumbua / Nuk banojmë më aty / E ëmbla dashuri / as shtriga urrejtje / Durimi është sosur ! ( Shtëpia e shpirtit ) – Të desha shumë / Në atë kohê të largët / Sot grimca të imazhit tënd / Kanë mbetur /Venitur,harruar / Skutave të shpirtit / Nuk më dhemb mungesa jote / Koha që u tret e zbrazët / Pa dshuri mbushur / Më dhemb pafundsisht! ( Kohë e tretur ) – Mbi buzëte trishtimit / Shkruaj fjalën lumturi / Në ballin e luftës / Fjalën Paqe / Në sytë e urrejtjes/ Fjalën Dashuri / Mbi trupin e vdekjes / Fajlën Jetë / Atëherë, në dritë përjetësisht do jetosh ! ( Shkruaj ).

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.