Nga Ferit Hoxha 

Ky aktivitet ishte organizuar nën kujdesin e drejtpërdrejtë të Kryetarit të Bashkisë z. Mariglen Disha dhe Drejtoreshës së Pallatit të kulturës ‘‘Sadi Halili‘‘ znj. Bardha Alimeta, të cilët sigurisht meritojnë mirënjohje të gjithanshme.

Aktiviteti u moderua nga ikona e ekranit të RTSH-së znj. Silvana Braçe dhe z. Shpëtim Hala dhe me Regjizor z. Minella Kureta, “MJESHTËR i MADH” e shumë bashkëpuntorë të tjerë.
Në këtë event madhështor, së bashku me këngëtarin e Çermenikës për nder të të pranishmëve jo vetëm nga Librazhdi, por dhe nga të gjitha Trojet Shqiptare e Diaspora performuan: aktori me famë botërore, mbreti i skenës z. Xhevat Limani, Vitore Rusha, Afërdita Hoxha, Shkodran Tolaj, Besiana Memeti,Fatime Kalimashi e të tjerë.

Kjo mbrëmje u shoqërua me humor, me setet fotografike dhe me darkën e shtruar nga familja Hoxha për nder të të ftuarve dhe mysafirëve.
Duke të falenderuar miku im që ma dhe këtë mundësi të uroj për Titullin “QYTETAR NDERI i LIBRAZHDIT” dhe të uroj suksese në vazhdimësi!
