LEZHË : KISHA E SHËN- GJONIT NË MËRQI, LEZHË , VEND I SHENJTË , ME HISTORI ,KULTURË, ARSIM  , ATY KU U MBAJT KUVENDI I ARBNIT 

0
192
JAK RROZHANI Përshkrimi i fotografisë nuk është i disponueshëm.
Është një kënaqësi e veçantë dhe mbresëlënëse kur ndodhesh në vendin e shenjtë : Kisha e Shën – Gjon Kryepremit   në Mërqi ,Lezhë . Një vend i shenjtë dhe peligrinazhi për banorët vendas e më gjërë, me histori, kulturë, arsim dhe gjuhën e bukur shqipe . Këtu u mbajt, më 14-15 janar 1703 , Kuvendi i Arbnit,  me mbështetjen e Papa Klementit të XI – Albani. Kjo kishë, është më e vjetra ,që i përket shek. XIII , me një arkitekturë të përsosur , 2.5 – 3 km në verilindje të qytetit të Lezhës,  krah kalasë së Lisussit , në shpatin e malit me tê njëjtin emër, në 450 metra lartësi , që sheh nga Kalaja e Lezhës , e Rozafës ,bregun e detit deri në Durrës , fushën e Zadrimës e më gjërë, me një gjelbërimi magjepsës. Kishë, e cila shërben për besimtarët e fshatrave : Mërqi e Rraboshtë , tashmê edhe me rrugën e asfaltuar aty e që po i nënshtrohet rikonstruksionit,  ndër kishat më të bukura të Lezhës , e ndërtuar në një vend të bukur e me gjelbërim dhe pyje të dendura e ullishte dhe me një lartësi në gjysmën e malit, që mundëson për të parë gjithë zonën e Zadrimës, deri në bregdet,me kalatë madhështore të Lissusit e Rozafës  e me pllakatin në hyrje të kësaj kishe , që dëshmon rolin  në mbajtjen e Kuvendit të Arbnit në Mërqi,  më 1703 ,me iniciativën e Papës me origjinë shqiptare Klementi i XI  – Albani,në janar 1703.

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.