LAMTUMIRË, NJERIU I MIRË ESAT YMERI

0
2549

Sinqerisht nuk e kam ende të qartë se çfarë kriteresh kërkohen që një njeri ta meritojë “titullin” Njeri i mirë. Por pa mëdyshje them që njerëzimi në çdo kohë ka në mesin e vetë etalone nga të cilët do mund të marrin formatin për të përcaktuar këtë titull. Gjithësesi, jo thjeshtë pasi tashmë është ndarë nga ne, ka shkuar në jetën Tjetër, kolegu dhe miku ynë, gazetari pioner i gazetarisë në Malësi të Madhe Esat Ymeri. Pa diskutim që e meriton këtë “ titull” Njeriu i mirë. E ka nisur heret rrugëtimin në gazetari, aso kohe kur në Shkodër botohej gazeta e vetme “Jeta e re”. Thuajse çdo numër të saj firma e Esat Ymerit ishte prezente, kudo prezantohej jeta në fushat dhe malet e Malësisë së Madhe. Po kështu mjaftë e suksesshem Esati ka bashkpunuar edhe me gazeten qëndrore “Bashkimi” e më vonë, pra në fillimet e viteve 1990, me gazeten “Republika. Për të vijuar kështu pa u ndarë me mediat audio vizive herë TV Kopliku e herë TV1 Channel, por më së shumti i dashuruar pas sportit dhe skuadrës së Veleçikut, firma e Esat Ymerit ishte prezente në faqet e gazetes më të madhe sportive në vend Panaroma Sport. E pra Esati sot ka ikur . . . Ne i thamë Lamtumir o miku yne, o njeriu i mirë . . .
Qoftë i lehtë dheu i tokës ku linde, u rrite dhe i sherbeve!

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.