JAK RROZHANI 

Pasionin për instrumentin e dashur të lahutës kreshnike, e ka nisur që 7 vjeç , i inicuar nga babai ,lahutari i njohur Gjergj Pllumi ,i quajtur edhe ” Mbreti i lahutës ” i zonës kreshnike të Dukagjinit , pjesëmarrës në festivale folklorike zonale, kombëtare dhe në trevat shqiptare , Mali i Zi , Romë etj.i vlerësuar me çmime të ndryshme . Ky është lahutari i njohur ,vazhdues i denjë i babait,lahutar Gjergjit , Lulash Gjergj Pllumbi , biri i Thethit kreshnik ,Dukagjin, Malësi e Madhe, kësaj zone me histori kulturë, zakone, tradita, qëndresë dhe atdhetari ,ku lahutën e mësoi që fëmijë edhe kur ishte i internuar me familjen në Lushnje e Tepelenë ,duke vazhduar rrugën e të atit lahutar në interpretimin me lahutën legjendare, që edhe sot edhe pse i ka kaluar të 70-tat, vazhdon artin e bukur të interpretimit me lahutë ,teksa përgatitet bashkë me artistë të tjerë në Lezhë, për të debutuar me sukses në Festivalin Folklorik Kombëtar të Gjirokastrës,teksa e sheh në çdo kohë me lahutën e dashur në dorë, me një përvojë të pasur si interpretues dhe pjesëmarrës aktiv në festivalet lokale, kombëtare etj .duke shkêlqyer në skena dhe duke u vlerësuar me çmime të ndryshme si brenda vendit ,në trevat shqiptare, Kosovë etj .në festivalet folklorike etj. E ka nisur aktivitetin artistik me instrumentin e dashur të lahutës që fëmijë ,tashmë pjesë e pandashme e jetës së tij, që në vendlindjen e dashur Theth, për ta vazhduar në Torovicë , në Ishull- Shëngjin dhe sot me banim në qytetin e Lezhës, i aktivizuar në Pallatin e Kulturës të këtij qyteti, duke debutuar me mjeshtëri artistike me lahutë . Përherë me lahutën në dorë ,energjik , i qeshur, bujar dhe fisnik, përherë aktiv , teksa e sheh duke ecur nê qytet e duke pi kafe me shokët dhe artistët,por edhe duke bërë prova e duke dhënë koncerte, pjesëmarrës në shumë festivale foklorike të zonën ,brenda vendit e jashtë tij e në aktivitete të ndryshme të organizuara nga Bashkia Lezhë, Pallati i Kulturës Lezhë etj . Me performanca të shkëlqyera me tingujt e ëmbël të lahutës edhe në Prishtinë, Deçan etj .ku ka fituar çmim special për interpretimin mê të mirë , për të vijuar me sukses deri tek shqiptarët me banim nê Nju jork tek njerëzit e tij , duke performuar me sukses me lahutë duke, fituar çmime dhe duke marrë duartrokitjet e artdashësve.
Arritje këto, pasi pasioni për lahutën nuk njeh moshë ,duke fituar diplomë , si lahutari i karrierës në Festivalin Foklorik të zhvilluar në Lezhë, më 2022 etj arritje këto për Lulashin edhe me mbështetjen e vazhdueshme të gruas së tij fisnike Angjelina , bijë e denjë e familjes fisnike e bujare, Vukël të Kelmendit kreshnik dhe të fëmijeve të dashur e të edukuar, duke trashëguar lahutën e fashur tek djali dhe nipi i tij ,për të vazhduar kështu rrugën e bukur të artit folklorik ,të eposit kreshnik ,si dëshmi e trashëgimisë sonë kulturore kombëtare e të transmetuar origjinal dhe pastër në breza me lahutë që nga gjyshi tek babai , djali dhe nipi , si vazhdimësi e bukur , si simbiozë, si melodi e jetës , trasmetim në breza të këtij instrumenti të rrallë , epik , që të mos i humbasë shkëlqimi e tingujt e ëmbël e legjendarë dhe ky përçues i denjë dhe instrumentist vyrtuoz, që e vazhdon këtë traditë të bukur, është lahutari brilant ,Lulash Pllumbi, i cili debuton me sukses me lahutën e tij të dashur në skena brenda e jashtë vendit , duke fituar çmime të ndryshme e duke marrë kurdoherë duartrokitjet e ngrohta të artdashësve, që i japin kurdoherë energji pozitive, me pasion dhe profesionalizëm në interpretimin me lahutën e dashur, nën tingujt e ëmbël e saj shekullorë. – Kënaqësi dhe privilegj të kalojmë disa orë me këtë çift të nderuar malësorësh, ku kanê zënë vend dhe janë gërshetuar ma s’ miri dy treva të gegënisë , shkruan me respekt Rita Kalaj

Shkurtaj.