LAGUNAT, E LEZHËS, NJË PASURI E MADHE NATYRORE,EKONOMIKE E TURISTIKE,PËRMES STUDIMIT : DIVERSITETI BIOLOGJIK DHE ADMINISTRIMI I LAGUNAVE TË LEZHËS, NGA STUDJUESI NDUE VOKRRI .

0
JAK RROZHANI 
 Është promovuar në ambjentet e QKF në qytetin e Lezhës , studimi : Diversiteti biologjik dhe administrimi i Lagunave të Lezhës , me autor, biologun dhe studjuesin e njohur Ndue Vokrri , me një përvojë afro 50 vjeçare në këtë sektor të rëndësishëm . Botime Fishta, 2022 . Lagunat e Lezhës ,falë origjinës dhe kushteve specifike ,trashëgojnë vlera të papërsëritshme natyrore dhe janë një privilegj i pakrahasueshëm . Uji i Lagunave Kune- Vain, pyje të përziera, puset arteziane ,rëra e pastër , flora dhe fauna etj. përbëjnë një ekosistem me pasuri të mëdha floristike dhe faunistike. Lagunat kanë vlera të panumërta, që nga ato ekonomike dhe mjedisore,por edhe turistike , pasi shtrihen afër dhe paralel përgjatë bregdetit të bukur dhe relaksues të Shëngjinit ,në krejt zonën e Plazhit,me rërën e pastër dhe jodin e pasur .Laguna e Kune-Vainit në Lezhë, aty ku fillon historia e Zonave të Mbrojtura  të Shqipërisë - Motilokal.com Vlerat e lagunave të Lezhës , variojnë sipas pozitës gjeografike ,klimës ,faunës dhe florës , potencialet për furnizimin me ujë dhe ushqim të komunitetit përreth , potencialet për kontrollet e përmbytjeve ,për zhvillimin e turizmit dhe ekoturizmit . Përsa i përket mjedisit ,ligatinat përfaqësojnë habitatet më të larmishme nga pikëpamja e biodiveraitetit ,duke krijuar terren të përshtatshëm për një rang të gjërë llojesh . Lagunat Kune- Vain- Tale , gjenden në ultësirën perëndimore të zonës mesdhetare fushore të Shqipërisë Veriore ,buzë detit Adriatik , përgjatë bregdetit të bukur të Shëngjinit . Laguna e Kune- Vainit , është një sistem ligatinash , ku përfshihen ligatina e këneta , ujërat detare , toka nën nivelin e detit , pyje tipike bregdetare, shkurre mesdhetare dhe toka bujqësore.Laguna Kune-Vain - Atraksioni Turistik i Bekuar me Traditë dhe Histori -  Into Albania Këto Laguna kanë një ekosistem natyror- lagunor dhe janë ndër lagunat më të rëndësishme të bregdetit shqiptar. Të përshkruara profesionaliasht dhe mjeshtërisht nga biologu , specialisti i peshkimit dhe studjuesi i mirënjour ,Ndue Vokrri,tek studimi i arrirë ,me vlera të shumëanshme : Diversiteti biologjik dhe administrimi i lagunave të Lezhës , shoqëruar edhe me foto, skica,tabela dhe grafikë të saktë ,që mund t’u referohet kushdo që është i interesuar për këtë studim ,me vlera njohëse ,turistike,ekonomike dhe studimore . Për këtë arsye,Lagunat e Lezhës , bëjnë pjesë në Rezervatin Natyror të Menaxhuar,  ata janë shpallur zona të mbrojtura, që në vitin 1940 dhe janë rishpallur në vitet : 1960, 1977, 1983,1994,1999 dhe janë prooozuar për Zonë Ramsar. Resurset natyrore dhe vlerat ekonomike dhe turistike të Lagunave Kune- Vain, janë vlerë dhe pasuri natyrore ekonomike dhe turistike , që duhet të njihen , të ruhen e të mbrohen ,të mirëmenaxhohen ,të administrohen me një objektiv të qartë dhe të promovohen kurdoherë për vlerat dhe pasuritë që kanë, si në planin e bukurive natyrore , pasurive të shumta dhe zhvillimit të turizmit.Laguna e Kune-Vainit atraksion i përhershëm turistik - ATSH -

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.