Thërras…

0

Linda Shaqiri Përshkrimi i fotografisë nuk është i disponueshëm.

Thirrje për ty
Thërras,
Me zë të vyshkur,
Nga britma e malit,
Me djersën e ballit,
Nga loti i djalit.
Qëndro aty!
Mbi varret e tua,
Bëhu dëshmitar,
I kohës së shkuar.
Thërras,
Nga beteja e humbur,
Por jo edhe lufta,
Me frymën në fyt,
Por akoma gjallë.
Qëndro aty!
Hap varret e tua shqip,
Do bëhen dëshmitar i kohës,
Shkruar përmbi dhe,
Për të gjithë ne,
Histori e gjallë!

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.