KUR ZEMËROHET GJYSHI

0
129

Gëzim Ajgeraj

  Nga poezia për fëmijë…!Përshkrimi i fotografisë nuk është i disponueshëm.

Gjysh a më thua
pse qielli zemërohet
Kur nga retë e zeza
hapësira i pushtohet
Gjysh a më thua
pse zemërohet lumi
kur shkarkohen retë
e shiu bie çurg
Gjysh pa më thuaj
kur zemërohesh ti
Kur ma cenojnë atdheun
dhe të shtrenjtën liri
Gjysh pa më thuaj
se çka të gëzon
me nota shembullore
kur ti shkollën mbaron
Lona premtoi gjyshin
shkollën do të mbarojë
do të jem shembullore
dhe ty do të gëzojë
BESA
Besa e shqiptarit
Është betim i dhënë
Është kodi i fjalës
Që nuk lëviz vend
Ajo është e shenjtë
Ku ruan burrërinë
Nder zakonor
Për gjithë shqiptarinë
Kur e japim besën
Dhe tek fjala mbesim
I mbetemi besnik
Deri kur të vdesim
PLISI I GJYSHIT
Thonë ndër shekuj
bardh si bora
e janë mbajtur trashëgim
përmbi kokë
e mbajtën breza
sot e mbart
dhe gjyshi im
Ma me mall
e dashuri
gjyshi plisin
lart e mban
dhe mbi kokë
bukur i rri
e ka shumë dhe krenari
Dhe në festa
e ahengje
Ai mban mbi kokë
plisin e bardhë
është simbol
kombëtar
ATDHEU
Fusha e brigje i bashkon
I mbledh zogjtë në një gëzof
Është adresë kudo që shkon
Pasaportë në medaljon
Kur errësira mbi të tërbohet
Për të vdiset e flijohet
Është i shtrenjtë nuk ka çmim
As për ar as për shpërblim
Ndaj e duam shumë e çmojmë
Bashkë të ardhmen e ndërtojmë

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.