KUR KËNDON VAÇE ZELA

0
90
Vullnet Mato  
Përshkrimi i fotografisë nuk është i disponueshëm.
Një tufë zogjsh, përmbi tela
këngës ëmbël, ia kanë marrë!
S’janë zogj, është Vaçe Zela,
përjetësisht, ka mbetur gjallë!
Zërin po përhap, në Myzeqe,
në monumentin, me kitarë,
jehojnë tingujt, deri në re,
ku i përcillen, botës mbarë.
Ndalet qukapiku, në korije,
hesht bilbili, në degë pylli,
rri shqiponja, pezull në qiell,
kur ligjëron zërin, Vaçe ylli…
Zëri i saj, na shton vitet në jetë,
na zbut ritmin e gjakut të zemrës.
Era ndal frymën e vrapit të vet,
të jehojë mbretëresha e këngës.
Kur Vaçja i këndon, këtij dheu,
ndalen dallgët, nëpër dy dete.
Vaçja nga këngët, përsëri leu,
mbeti mes nesh, e përjetshme.
Një tufë zogjsh, përmbi tela
këngës ëmbël, ia kanë marrë!
S’janë zogj, është Vaçe Zela,
përjetësisht, ka mbetur gjallë!…

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.