NAMIK SELMANI – POEZI
Është bukur
Që qepallat e tua të puthin tërë qiellin.
Të shohësh
Lojën e reve që duken nga larg si shtëllunga.
KUJDES,
Kujdes, mos e mbaj veten se mund dhe diellin,
Kur këmba baltoset e taka të ikën nga këpuca!Nga dehja
Mund t’i thuash majës se je Kryemajë.
Mund
T’i thuash shkëmbit se e ke kokën më të fortë.
KUJDES,
Mos harro atë fije bari e lule që çel në livadh
Që preket
Nga putra e zbathur që tokën përqafon.Nga malli
lotët një ditë mund të bëjnë garë me një përrua.
Nga dhimbja
Mund të të bëhet zemra moçal pa të mbjella.
KUJDES
Dita sërish nesër në brigje ka për të aguar.
Për dashurinë
Zemrën bëje vazo ku të mbijnë zambakë e jo ferra.Nga urrejtja
Mund të nxjerrësh nga tyta qindra plumba.
Për paranë e munguar
Gjithë milarderët do të bëjnë të plasësh nga zilia.
KUJDES
Mos harro sytë e bukur të fëmijëve si pëllumba
Në krahët e mikes
Hap vetë një bankë ku është Kryepasuria.Një ditë
Mund të të kërkojnë të shkruash nekrologji për varreza.
Mbase
Edhe një fjalë mortore para arkivolit lulefreskët
KUJDES,
Njeriu vdes vetëm kur për të vdes kujtesa
E trishtimi
Si lak i padukshëm hidhet në ditën e paprekur.Kujdes! Kuuujdes