Kryetarja e LSI Monika Kryemadhi, pas një periudhe të gjatë heshtjeje, ka nisur të aktivizohet.Me anë të një postimi në rrjete sociale, Kryemadhi njofton se është takuar me Presidentin e NDI, Z. Derek Mitchell dhe drejtorin rajonal z. Robert Benjamin.Kryemadhi e konsideron NDI si partner të LSI-së.
“Instituti Demokratik Amerikan (NDI) është një partner i vyer i LSI-së dhe Shqipërisë, për ndërtimin dhe rritjen e demokracisë në vend.Gjatë takimit të sotëm me Presidentin e NDI, Z. Derek Mitchell dhe drejtorin rajonal z. Robert Benjamin, vlerësova mbështetjen e pakursyer të ofruar ndër vite dhe bashkëndamë mendimin për nevojën e pavarësimit dhe fuqizimit të parlamentit, si institucioni bazë që garanton një demokraci funksionale që i shërben të gjithë qytetarëve”, shkruan Kryemadhi në rrjete sociale.mbështetja e të rinjve dhe grave në politikëbërje, i nënvizova qëndrimin tonë, se Integrimi i Shqipërisë në familjen evropiane, duhet shpëtuar nga pengmarrja e interesave private të politikanëve, dhe LSI do të vijojë e angazhuar, si një opozitë konstruktive për të çuar përpara reformat dhe aksionet e nevojshme që e realizojnë këtë mision sa më parë”, ka shkruar më tej Kryemadhi./CNA.al