Nga g. vuçaj-reportazh-(Sonte në këtë Natë të Madhe çiftit të “Kryedasmës Malësore” Aleksandër dhe Leonora Agraja, dhe gjithë familjes së Tyre,Gëzuar Krishtlindjen!!! Paçi bemkimin e Zotit Jezu Krisht !!!)
-NJË DASME E JASHTËZAKONSHME E NJË FA MILJE PATRIOTIKE MALËSOLRË –
Gëzimet familjare janë nga më të ndryshmet, por dasma është mbase kryegëzimi i jetës.Dasma në jetën e njeriut vjen si prizëmngjyrash për njeërzit e afert , duke krijuar kësisojë natyrshëm një ndjenjë gëzimi e feste , aq meë tepër kur ky evënt ceremonial ndodh në familjen me gjenez të fortë, në historinë e trevës e më gjërë,familje , e cila ka percjellë ndër brëza , pasuri cilësish të radha shpirtërore, tradite e force mëndimi për identitetin e krahinës më ngjyrë të fortë kombëtare.Kështu mund të thuhet pra frikë, se ke shtuar gjë , por mbase frika e autorit të këtyre radhve është se nga mosdija po I lëmë ndonjë gjë mangut pa thënë kësaj Dasme, e cila është kryedasma e vitit.
ALEKSANDRI DHE LEONORA ME DËSHIRË HYJNORE PËR NJË JETË BASHKËSHORTORE PLOT DASHURI E LUMTURI
Pasi janë kryer të gjitha ceromonit e traditës në Kishë , atje ku çifti është betuar për dashuri të përjetshme ndaj njëri tjetrit , aty ku si radhëherë ndodhin dasma të tilla , ku veçmas njeriut të zotit , dëshmitarë kësaj radhe kanë qënë për çftin Alksander dhe Leonora Agraja , dhe dy voglushët e tyre, të cilët kanë bërë garantin e dashurisë së dy prindërve të tyrë të mrrekullueshëm.Në këtë mjedis fantastic tek “Dy Luanët” në M.Madhe ishin të ftuar dikund tek afro 600 dasmorë edasmoresha.Të gjithëve u shenderiste fytyra, por më shumë se gjithëkujt prindërve fa miljarve të dhëndërrit Aleksander Agraja.Por ajo që mbase është e bukura e të gjithave është se në këtë dasëm krahas familjarve që gëzojnë së tëpërmi janë edhe miq , shokë e në një tavolinë të veçantë qëndrojnë ish kolegët , dhe drejtuesit e rinj të Universitetit Bujqësoor të Tiranës, të ëish profesorit të paharruar Luc Agraja , vllajt të Aleksandrit.Natyrisht tek emocionet e këtij momënti do flasim më posht, tani vijojmë më muzokën e bukur që percjell harën , gëzimin dhe lumturinë e familjes Agraja. Edhe kjo familje me tradita të vyera malësore, të ruajtura etrashguara brez pas brezi, edhe pse prej shumë vitësh i kanë thënë lamtumirë Këlmëndit të tyre të origjines, por edhe Dajçit të vëndlindjes, festoon , gëzon , troket gotat . Të gjithë urojnë çiftin gezuar dhe paçin përherë dashurinë e tyre të shënjt.Sistemimi i jetës , dikush në Amerikë , dikush në Kanada, e mbi të gjitha ai sherbim kolosal ndaj vllajt të tyre Lucës, i cili qe ndar nga jeta në kulmin e moshës, në pikun e pjekurisë si profesor. Ç’ka realisht duhet cituar se atë çfar kanë bërë keta vllezër , kjo familje psër vllajn e tyre pak kush , për të mosthënë askush e bënë. Ndaj kjo dasëm , disi e “vonuar” pas martesës , dhe lindjes së fëmijëve , mërr një bukuri , një vlerë të veçantë. Këtë ëvënt ngamë madhështorët jo vëtëm nga organizimi injë dasmëe model , por e vlersuar në të gjithë komponëntët eka rregjistruar me mjaft profesionalizëm , vetëm ashtu siç dijnë , opertorët , kameramanët dhe studio e montazhit direct e “Paër Media” dhe Tv Kopliku…Ndaj pa mëdyshje kjo është Kryedasma e Vitit”.
LEONORA DHE ALEKSANDRI NË KISH TË “SHOQËRUAR NGA DY FORCA SYGURITA” TË CILËT NË ÇANTAT E TYRE MBANIN UNAZAT E DASHURISË SË ÇIFTIT
Kësi dasmash realisht ndodhin radhe. Brënda 6 orëve dasëm , ndodh mrrekullia hyjnore. Të gjitha detajet e dasmës së çiftit Aleksandër dhe Leonora Agraja, janë nën kujdesin e familjes Agraja.Gjithëçka nga Qielli drejton dhe bekon një yll që nuk dshuhet kurr , vllaj i Becit , Lucë Agraja.Kësisojë dasma ka magjinë, dhe madhështinë e bekimit në Kishë.Dhe ja këtu vertetë ndodh ajo që përsëritët radhë … Dy forca “syguryta” mbajnë në çantat e tyre të “punës”, dy unazat për }iftin në këtë celebrim. Dhe ku kamë bukur se kaq , këta dy “punojs garde” në dasëm janë , dy djemt e çiftit Aleksandër dhe Leonora Agraja.Ja kjo është mrrekullia , djemt urojnë prindërit e tyre; Jetë të lumtur bashkëshortore!Dhe një ditë kur Aleksandri dheLeonora do plakën, e djemt do rritën , dasht zoti dhe me vllezër e motra tjerë , do ju thonë Aleksit dhe Leonorës: embajmë mënd mirë dasmën tuaj ne kemi qënë at ditë …
MJESHTRI I FJALËS POETIKE KADRI FIKAJ KA NDEZUR NJË DRITË MË SHUMË, NJË NGJYRË MË SHUMË NË KËTË DASËM MADHËSHTORE
Po vertetë , kjo ishte dasma e traditës së “moçme’, por edhe emodernës.Kësisoj ka qënë moderatori I njohur tanimë kudo në mbarë shqiptarinë Kadri Fikaj I cili, teksa ka dhënë ghjithëçka të duhur , dhe të dobishme në mbarvajtjen artistike të kësaj dasme , me poezinë etij ka elektrizuar sallën e kësaj dasme….
Tash sa kohëmëndoj me vete
Si me nisë këtë përshëndetje
T’tan banketin me përfshi
Prej n’Tiranë deri n’Malësi
Farefisin miqtë e ri
N’Suka Dajçderi n’Amerikë
Që I ka pru zoti n’këtë ditë
Dhe vëndosa me ja nisë
Bash njaty te I zoti i shtepisë.
Tungjatjeta Prëtash Zefi
Tu gëzoft zëmra, t’u baft qejfi
Pri ta ka zoti peërsmarit
Për hajr sot dasma e djalit
Per hajr sot dasmën eBecit
Se ka marr nuse për qefit
Me gjithë Marën të dy bashkë
Zoti fortë ju paska dashtë
Se boll mirë më kuvënd hakun
Njomë jua ka të dyve konakun.
Djem e nuse , nipa e mbesa
Si pak kush keni qebesa
Gaz e dritë mbushet shtepia
S’ka si vjen ma e bardhë pleqnia
Krah për krah zonjë e zotni
N’vënd me u plake jeni përtri
Djem e vajza pikë ,ma s’parit
Falë jau ka zoti për S’marit
Dhe pse jeta I kashpërnda
N’Amerikë eKanda
N’Dajëç e N’Suka sat ë jetë jeta
Kanë me I pa andrrat eveta
Mënd e zëmër kanë aty
Natë e ditë e me jut ë dy
Si zogjmalit shojnë e vijnë
Me ja u bat ë bardhë pleqninë
Dasma sot ju ka bashkue
Ashtë një gëzim mos me harrue
Ashtë një dasëm madhështore
E traditës bashkëkohore
Si parajs gjithëçka ashtë ba
Çka ka bota s’mungon gja
Veç mungon Noshi me Norën
Mungon Luka ,me Leonën
Dhe Luçiano bebi I vogel.
Largë me mijeëra kilometra
Ndodh naka Noshi paletra
Dhe qebesapa këtë vello
Das ma mangut shumëçka ka
Por prej largë atje n’kurbet
Përshëndetë vllaun e vet
Jetë të gjatë e plot shëndet
Dhe me Norën dorë për dore
Si zambak e lule bore
Për Albertin dhe Arturin
Andrra t’bukura bashke le të thurin
Që ti shohim të dy një ditë
N’majatë larta nAmerikë
E gjithë bota nalrt me I pa
Se shyqyr kanë kujt me I gja
Dhe uron çiftin e ri
Paçi gaz e lumturi
Sa ka bota borë e shi .
Sot këtu Zqana s’ashtë n’dasem
Krah për krah me prind e vllazën
Për krah motrën nuk e ka
Se ashtë largë në Kanada
Dhe me shpirt përcjell urimin
Me bashkëshortin Agpostinin
Suzi Kristina e Roki I vogël
Urojnë Becin, urojnë Norën
Jetë të gjatë e plot shëndet
Qysh prej sot e 100 vjet.
Tash përshendetja vazhdon rradhën
Veronika dhe Shenelli
Bashkë me mamin edhe Babën
Thellë nga zëmra urojnë axhin
100 vjet njësoj si sot
I lumtur qofsh për jetë dhe mot
Tash ti moza motra e madhe
Bashkë me Gjonin merr një valle
Merr një valle enise kangën
Thirr dhe Ëngjëll dhe Xhovanën
Me ju sot bashkojnëzanin
E thonë Becit bashkë me Noren
Ja u bekoft zoti kunorën
Jut ë lumtur gjithëmonë qofshi
Jetë të gjatë e u trashigofshi.
Tash dy fjalë I kam me Kolin
Sipasrradhës me mat t’voglin
Si zambak ti djal I ri
T’ka dhanë zoti hijeshi
Shkurt me I thanë Sokol me fletë
Që deri tashke veç një t.metë
Se di se deri kur ti more djalë
Ke vëndos me nejt beqar
Por babe Prëtashi e Nëna Mare
Duan dhe një dasëm sa me parë
Në këtë dasëm mrrekulli
Midis miqësh janë miqt e ri
Këtu janë Marku e Lena Shkami
Antoneta dhe Kristjani
Kanë thanë herët xhet mas xheti
Miku I mirë dera e xhenetit
Se xheneti me parizin
Janë njësoj kurrgje s’naprishin
Del urimi mnga thellësia
Ju për hajr u kjoft miqsia .!
Çifti I ri u trashigoft
Edhe I herë malli m’ka ra
Me I thanë Lucës zgjohu vlla
Çou njëherë shiko me sy
Kë ka pru Beci për Ty
Sa studënt e profësor
Kush dekan e Rektor
Ka ba dasmën Auditor
T’tanë ata që ëmrin tanN’fakultet e mbajnë gjerdan
S’të thash kot unë zgjohu vlla
Me shokët e tu n’daç me u pa
Zgjohu , zgjohu, zgjohu pra …!
Ju faleminderit që na ftuat në dasmën e “Princit” dhe “Princeshes “ suaj!!!
Kështu janë shprehur I gjithë stafi pedagogjik I Universitetit Bujqësor të Kamzes Tiranë, me në krye rektorin e këtij Universiteti, të cilët ishin mysafirët kryesor , të veçantit e dasmës .Ndfaj në fjalën e tij rektori I këtij Universiteti është shprehur: Ndihem, jo vetëm unë , por të gjithë ne stafi I Universitetit , të nderuar , dhe të respektuar që jemi në këtë dasëm, tashmë të familjës sonë të madhe , të përbashkët.në ndihëmi pjesë e juaja, ju jeni familja jonë . Djali i juaj Lucë Agraja, vllaj dhe ish kolegu ynë Luc Agraja , teksa u nisëm për me ardhë këtu në Shkodër në dasmën e Aleksandrit dhe Leonores, aty nga koridori , nga salla “Luc Agraja” sikjur na përshëndeti, na uroj ; Kalofshi bukur dhe gëzueshëm !Kjo familje e kishte nevojë një dasëm , keëtë gëzim, ndaj urojmë gëzimë e lumturi përherë në jetën tuaj , e ka përfunduar kështu përshëndetjen e tij rektori iUniversitetit Bujqësor Tiranë. Lotët e gëzimit për dasmën e Aleksandrit me Leonoren,dhe ndjesisë së kujtimit të pa harruar për të pavdekshmin e përjetësisë Luc Agraja , janë percjeëllë pastaj me tingujt muzikor dhe zërin e ëmbël të këngëtarit Zef Beka.
Një yll në qiell , mëshumë se tjerët shkelqen!
Shkelqimi i kësaj dasme është ndezur flakë,duke ndriçuar ashtu siç dijnë profesorët e nderuar Maksi , Gjoka dhe Bardhi. Të gjithë këta ish koleg të djalit,vllajt të paharruar të familjes Agraja , ish kolegut të tyre Lucë Agraja.Sejcili prej tyre ngre syt lartë , atje në qiell një yll sonte ndrit më shumë , është ndriçimi I shpirtit të Lucës.Kjo dritë sikur shprehen profesorët , do të ndriçojnë jeten e çiftit Aleksander dhe Leonora Agraja.Ndaj ky yll shkelqen..!
MIRËNJOHJE, DHE VETËM MIRËNJOHJE PËR ÇIFTIN ALKSANDER DHE LEONORA AGRAJA !!!
Edhe tv Kopliku, studio Paër media, reista “Fjala” , të cilët prej vitësh janë bërë sit ë shtepsë me familjen Agraja. Ku herë pas here kemi realizuar emisione , doikumentar , apo rregjistruar aktivitete të cilat kjo familje në bashkpunim me Universitetin Bujqaësor Tiranë ka organizuar në nderim të djalit , vllaijt të tyre Luc Agraja. Ndaj edhe kësaj radhe në këtë gëzim familjarë nuk kishim asnjë arsye justifikuese për të munguar.Kësisoj kamerat e Tv Kopliku I dhanë vleren e një “dokumëntari” kësaj Kryedasme , duke qënë të lumtur pafund që u bëmë pjesë e këtij celebrimi, Kësisoj duke përfunduar dhe këtë reportazh, me respekt , konsideratë, Ju përcjellim lumturi familjare, Mirënjohje , dhe vetëm Mirënjohje!!!
V,O, në variantin e printuar në revisten “Fjala” shkrimi dhe ilustrimi me foto do jete shumë më i pasuruar/