Një dëshmitare ka hedhur dyshime të forta për vrasjen e Mateo Vasiut në Gracelli të Fierit nga 38-vjeçari Klodian Çalamani.Në një bisedë telefonike, në emisionin “Me zemër të hapur”, dëshmitarja ka treguar se në këtë ngjarje të rëndë është përfshirë edhe një femër.Sipas në këtë ngjarje është i përfshirë një person shumë i afërt me familjen e Mateos. gjithashtu ajo thekson fajin se Mateo mund të ketë qenë dëshmitar i një ngjarje që i ka marrë jetën vogëlushit.“Nuk është vetëm Klodiani në këtë mes, por edhe një femër. Tezja e Mateos ka telefonuar vetë një person para dy ditësh dhe ajo e di këtë. Pra të merren shenjat e gishtave, qoftë te nusja e xhaxhait qoftë edhe një person tjetër shumë i ngushtë. Për atë që ka bërë Klodiani ai duhet të varet.Por nëse do të ishte vrasës ai do të kishte vrarë fëmijë me kohë. Ku e dinte nëna që vëllai ishte sëmurë, ku i dinte nëna këto biseda…Unë mendoj që Mateo ka parë diçka, ai donte të thoshte një sekret tek xhaxhi dhe tezja.
KRONIKA “Një femër e përfshirë në këtë mes”/ Dëshmia e fortë për vrasjen e 8 vjeçarit: Mateo ka ditur një sekret
Mateo është dëshmitar i një ngjarje”, ka thënë ajo.