KREU I SOCIALISTVE, NJËHERAZI KËSHILLTARI I BASHKISE M.MADHE LULZIM ZARAJ KERKON ZBATIMIN E RREGULLORES SË FUNKSIONIMIT TË KESHILLIT

0
863

Këshilli i Bashkisë M.Madhe, këto ditë ka zhvilluar mbledhjen e rradhës. Ne rëndin e ditës të kësaj mbledhje ndonse nuk kishte ndonjë pikë të rëndësishme, veçmas atyre të zakonshmeve. Dy gjëra ranë në sy: E para mos ndryshimi i “kokes” drejtuese të këtij këshilli krahasuar me mandatin e shkuar, që u mbyll me 30 qershor, ku perjashto faktin se kësaj rradhe socialistet të cilët kanë dhe shumicen kane zgjedhur nënkryetarin e këshillit nga forca e tyre politike, nderkaq kryetari i këshillit si gjithënjë i është lënë forcës së dyte politike PUK. Dhe e dyta që mund të vlersohet si një risi e re, është fakti se duket në mungesë te këshilltarve opozitar, këtë “rol” mbase realisht me qellimin pozitiv për ta kthyer këshillin e bashkisë në “binaret” e duhur, ishte qendrimi i këshilltarit Lulzim Zaraj, njëherazi kryetar i PS në M.Madhe. Ky i fundit ka kërkuar zbatimin e rregullores së funksionimit të këshillit. Ndaj ka vlersuar se është e pa tolerueshme që këshilltarët e bashkisë të vijnë në mbledhje pa u njohur me pikat e rëndit të ditës, dhe për më tepër pa u njohur ne detaje me materialet që ata do të duhet te diskutojne dhe vendosin.
Mbase pikërisht si për të vertetuar këtë kerkesë mëse të domosdoshme të këshillitarit Zaraj, ishte fakti se shumë këshilltare pa u njoghur me listat e personave që do të duhej tetrajtohen me ndihmë ekonomike, pikërisht tek 6 perqindeshi, aty u vertetua saktësisht se ishte domosdoshmeri, mos neglizhimi nga kryesia e këshillit për të zbatur me perpikmëri kerkeasat e funksionimit te mbledhjes së këshillit të Bashkisë. Nderkaq një tjeter fakt që ra ne sy në këtë mbledhje ishte paraqitja para këshilltarve e dy rasteve te rënijes së zjarreve ne shtepit e dy familjeve njëra në qytetin e Koplikut dhe tjetra ne fshatin Vukel të njësisë administrative Kelmënd.

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.