Kreu i PSD Tom Doshi jep sinjalin e fitorës

0

Deputeti i Partisë Socialdemokrate Tom Doshi ka ndezur motorët për fushatën elektorale. Në takimin në lagjen “Mark Lula” deputeti Doshi u njoh me rastin e Dedë Marashit nga Prekali i cili që në moshën 18 vjeçare kishte pësuar një aksident duke e lëne me pasoja.Invalidit prej kohësh ia kanë hequr edhe të drejtën e kempit dhe kjo gjë e ka bërë që ai dhe bashkëshortja me 3 fëmijët të jenë në gjendje të rendë ekonomike.Por me deputetin Tom Doshi nuk kishte si te ndodhte ndryshe. Ai pasi e dëgjoi të gjithë historinë e Dede Marashit i tha se realizimin dhe shpenzimet e operacionit do i merrte ai përsipër.Pasi u njoh me këtë rast deputeti Doshi mori përsipër realizimin e operacionit për Dedë Marashin dhe mbulimin e shpenzimeve nga ana e tij.Janë të shumta rastet që ka marrë përsipër deputeti Doshi në realizimin e operacioneve të ndryshme për banorë të qarkut Shkodër dhe ka dhënë ndihmesën e tij gjatë gjithë këtyre viteve edhe për shumë familje të varfra duke iu gjendur pranë në momentet e tyre më të vështira.Edhe ky rast i invalidit Dedë Marashi që deputeti Doshi e mori përsipër operacionin nuk bën përjashtim.

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.