KRAJE/ SHPELLAT NË VARGMALIN E RUMISË

0
       SHPELLAT në Vargmalin e Rumisë në drejtim të liqenit të Shkodre, nga rrethanat e sotme, më pak janë të njohura edhe për opinionin publik edhe për ekpertet. Ato asnjëherë nuk janë eksploruar nga profesionistet përveç në vitin 2005 kur ekploruan nga speleologet çek. Dhe tani në shtator 2023 nga speleologet italian nga Trieste.
Në foto janë paraqitur dy shpellat në Shestan të ekploruara nga italianet: “Shpella lugut bardhë” afër fshatit të Lukiqeve me gjatësi rreth 90 metra me ndryshim lartësie rreth 14, dhe “Shpella Shaks” në rrugen mes Gurzes dhe Ma Shkalls me gjatësi rreth 150 metra me ndryshim lartësie rreth 22 metra.
Në traditën popullore ka pafund shpella të njohura të cilat presin të studiohen dhe ekplorohen, pse jo edhe të vendosen në harta turistike me qellim të zhvillimit ekonomik të trevës sonë !

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.