Parakalimi i gabuar i automjeteve në një fshat të komunës Istog në Kosovë shkaktoi një aksident të rëndë me pasojë vdekjen e një personi dhe 9 të plagosur.
Ngjarja ndodhi mbrëmjen e së hënës në fshatin Dobrushë.
REVISTA FJALA-KRONIKA
Policia e Kosovës njoftoi se në aksident u përfshinë një traktor dhe dy automjete. Si shkak dyshohet shpejtësia e lartë e mjeteve dhe mungesa e fushëpamjes në kushtet e errësirës pas orës 22:00.
“Në vendin e ngjarjes kanë arritur zjarrfikësit dhe autoambulanca, 10 personat e përfshirë në aksident janë dërguar me autoambulancë dhe me automjete private në Spitalin Rajonal në Pejë për trajtim mjekësor. Aty nga mjekët kujdestarë është konstatuar vdekja e njërit nga personat e lënduar,” njoftoi Policia e Kosovës.
Mediet lokale raportojnë se viktima ishte banor i Dobrushës, ndërsa në gjendje të rëndë për jetën ndodhet edhe drejtuesi i traktorit.