-Kushtuar fisit Gegaj në Tgriesh M.Madhe Mali I Zi – Kenduar nga Jonus Delaj , teksti Gezim Vuçaj. Realiuar nën kujdesin e revistës “Fjala”-
Qëndra Rinore kulturore “Arka” në qytetin e Koplikut, mabase asnjëherë më shumë se sot ka patur në gjirin e saj personalitete të artit , kulturës , politikës dhe të gjithë këta nga mbarë hapësira gjeografike e trevës M.Madhe. Ka qënë organizimi i revistës “Fjala” , natyrisht në bashkpunim me tv Kopliku dhe Qëndrën Kulturore , rinore Arka , këtu në qytetin e Koplikut, nga ku është bërë e mundur realizimi këtij ëvënti promovues. Ka qënë fillimisht drejtori i revistës “Fjala “ Gezim Vuçaj i cili pasi ka prezantuar shkurtazi axhenden e këtij ëvënti i ka dhënë fjalën srtudiuesit Ndue Bacaj për të folur për historikun e familjes dhe fisit Gegaj në Triesh M.Madhe Mali i zi, ndert kohë që kreu i Bashkisë M.Madhe Tonin Marinaj , duke vlersuar këtë aktivitet promovues kulturor e historik, sështë shprehur falenderues për të gjithë, veçanarisht për revistën “Fjala” si promotore e vlerave kulturore- Historike . Pas kësaj prshëndetje të pranishmit kanë ndjekur në monitor këngën kushtuar fisit Gegaj. Heshtja dhe ndjekja me vëmëndje nga audienca ka bërë që lahutari Jonjus Dlaj të prjetojnë emocione të veçanta. Pas këtij ëvënti realisht emocionues radhën për të krijuar serish emocione e ka patur radhen Mjeshtri iMadhe Hilimi Kurti i cili teksa ka përshëndetur , i ka bërë një surpriz lahutarit Jonus Delaj , duke e vlersuar me çmimin e mirënjohjes. Më tej Dimtrov Popaj , Vlash Linadi dy intelektual të spikatur kanë vlersuar realizimin e kësaj këngë kushtuar këtij fisi me vlera kombëtare. Mysafiri i këtij ëvënti ka qënë Kreu i shoqatës së Artizanve Shkodran dhe Shquiptar ing Zef Gjini Mjeshtër i Madh i cili në fjalën e tij ka vlersuar me sinqeritet vlerat që mbartyin në vetvete dy treva siç janë M.Madhe dhe Miredita. Interpertimi i vargjeve të këngës nga vajzat e Gjimnazit “Sherif Hoxha “ të qytetit të Koplikut, të cilat nënë kujdesin e mësueses së përkushtur deri në maksimum Merita Curri i dhanë këtij ëvënti një vlerë të shtuar, Një koketjel i afruar nga revista “Fjala “ për të pranishmit është vlersuar si pjesa shlodhse , por dhe mundësi më gjersisht komunikimi me autoret dhe personazhet e këngës.
Vlersim per lahutarin Jonus Delaj