Ka filluar paradreken e ditës së Martë vaksinimi I mësuesve të shkollave të qytetit të Koplikut, për të vijuar në ditët e tjera në të gjitha shkollat e M,Madhe . rreth këtij proçesi në prononcimin e saj Gentjana Bushataj shefe e Sherbimit të Kujdesit Shëndetësor Parsor ka treguar për gatishmerinë e treguar nga mesuesit, për tu vaksinuar.Në mjediset e shkollës 9 vjeçare “Abdyl Bajraktari” të qytetit të Koplikut ka filluar proçesi i vaksinimit të mësjuesve të shkollave të qytetit të Koplikut. Nderkohë që në ditët në vijim do të kemi vijushmerinë e këtij proçesi në shkollat e tjera të Bashkisë M.Madhe. Është ky konfirmimi I bërë nga Shefja e sherbimit të Kujdesit Shëndetësor Parsor znj Gentjana Bushataj, e cila ka vlersuar faktin se tashmë ky process po ecën mire, ndonse ka patur edhe mësues qe kanë refuzuar vaksinimin. Gjithësesi ne ndoqëm për disa caste këtë process vaksinimi , dhe mesuesit dukej se nuk po shfaqnin jo vetëm frikën , por madje duke u këshilluar me specialistët edhe për të patur kujdesin gjate ditve në vijim. Kesisoj Gentjana Bushataj ka vlersuar se tanimë vaksinimi po fiton besushmeri tek të gjithë.