KONKURSI LULJA MË  E BUKUR, SI QASJA DREJT SË BUKURËS,ARTIT ,JETËS .

0
145
JAK RROZHANI Përshkrimi i fotografisë nuk është i disponueshëm.
 Është kthyer tashmë në traditë,që krahas aktiviteteve letrare,kulturore,artistike e sportive të larmishme, që organizohen në shkollën me emër tashmë “Gjergj Kastrioti “, në qytetin e Lezhës,  me drejtoren e palodhur,znj. Dije Zefi,  të organizohet edhe Dita e Luleve , në formë Konkursi me nxënësit dhe klasat e kësaj shkolle, si një motivim dhe nxitje për ta për t’u kujdesur për lulet ,për të shtuar gjelbërimin në mjediset e shkollës. Ky konkurs i bukur dhe domëthënës, u organizua në bashkëpunim me drejtorinë e shkollës ,nën kujdesin e mbështetjen e drejtoreshës znj. Dije Zefi,në  bashkëpunim me  mësuesit kujdestarë të klasave dhe nxënësve të tyre,të cilët sollën me dëshirë dhe kënaqësi vazo me lule , që do të zbukurojnë mjediset e brendshme dhe të klasave të kësaj shkolle e qê u vlerësuan me çertifikata nga drejtoria e kësaj shkolle, me ecuri në procesim mësimor- edukativ, rezultate dhe cilësi në arsim. Nuk ka gjë më të bukur, kur dija, edukimi dhe e bukura, janë një simbiozê e bukur ,e përhershme , duke qëndruar bashkë në çdo kohë ,duke zbukuruar ambjentin ku punohet në mësim dhe edukim të brezave, me përgjegjëshmëri dhe profesionalizëm të stafit drejtues dhe mësimor të kësaj shkolle ,duke ndjerë aromën dhe bukurinë e luleve , duke treguar kulturë dhe qytetari, por edhe qasje ndaj së bukurës me praninë e luleve e të gjelbërimit , që të çlodhin syrin e të falin relaks e kënaqësi ,duke përçuar mesazhin : si vazhdimësi e jetës.  Një nismë dhe një punë që duhet përgëzuar ,vlerësuar dhe marrë shembull, që krahas mësimit dhe edukimit , shpalosen vlera në gjallërimin e jetës kulturore dhe artistike,me konkurse dhe ekspozita, duke spikatur talentet e duke motivuar dhe nxitur dëshirën tek nxënësit për artin, të bukurën ,për lulet që të falin aromën ,kënaqësinë,shijen dhe vazhdimësin e jetës ne ambjente e në mënyrë të kulturuar .

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.