Komuna e Tuzit: Do të ankohemi në UEFA dhe FIFA për shovinizmin që bëhët kundër shqiptarëve

0
30

 

Më në fund reagim nga Komuna e Tuzit ndaj presioneve, sulmeve, fyerjeve, nacionalizmit e shovinizmit ndaj KF Deçiqi dhe shqiptarëve në përgjithësi.Nga zyra e kryetarit të Komunës së Tuzit, Lindon Gjelajt, kanë bërë të ditur se klubi i futbollit Deçiqi ka disa vite që është shënjestër e sulmeve nacionaliste dhe shoviniste, dhe si rezultat i mosveprimit të duhur nga ana e Federatës së Futbollit të Malit të Zi, ata do ti propozojnë udhëheqësisë së klubit që të ankohen te UEFA dhe FIFA.Zyra e kryetarit të Komunës së Tuzit thekson se Komisioni Disiplinor i Federatë së Futbollit me vendimet e tij “tregoi se e inkurajon drejtpërdrejt këtë lloj sjelljeje”.“Dhe në vend që, pas disa skandaleve të ngjashme, FSCG-ja (Federata e Futbollit e Malit të Zi) të tregojë me vendosmëri zero tolerancë ndaj racizmit, që është tendencë e vetë UEFA-s përmes fushatës “Say no to racism”, Komisioni Disiplinor me vendimet e tij tregoi se inkurajon drejtpërdrejt këtë lloj sjellje që nuk i shërben nderit as shtetit dhe as sportit në përgjithësi”, thuhet nga Komuna e Tuzit.Në reagim thuhet se do të ankohen në UEFA edhe në FIFA.“Si kryetar i Komunës së Tuzit, që është themeluese e KF Deçiqi, do të inicioj një takim me udhëheqësinë e klubit dhe koalicionin qeverisës për mundësinë e tërheqjes së klubit tonë nga Liga, sepse në vend të duartrokitjeve për sjellje korrekte të tifozëve tanë dhe përformancën sportive e treguar nga lojtarët në fushë, KF Deçiqi tash e disa vite është shënjestër e sulmeve më të ulëta nacionaliste dhe shoviniste.Do t’i drejtohemi EUEFA-s dhe FIFA-s me propozimin të suspendimit dhe marrjes së masave të duhura kunder FSCG  përmbështetje të racizmit dhe shovinizmit, urrejtje në baza kombëtare ndaj shqiptarëve, e cila manifestohet në vazhdimësi dhe që FSCG nuk i dënon në përputhje me rregulloren disiplinore”, përfundon deklarata.

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.