Koalicioni/ Meta dhe Berisha ;Këshillat Bashkiak janë e vetmja pikë ku aleatët bien dakord.

0
74

Paraditen e sotme, Ilir Meta shkoi në selinë blu për të rënë dakord më parë me aleatin e tij, Sali Berisha për zgjedhjet lokale. Ilir Meta kërkon që koalicioni të ketë disa zonale elektorale të lira kur kandidatët e tij të testohen përballë atyre të Sali Berishës.“Ne e kemi bërë të qartë që s’do vejmë asnjë kushte për asnjë lloj bashkie dhe për asnjë kandidat, përkundrazi. Nëse do ketë kandidat nga ana e Partisë së Lirisë që mendojmë që kanë një përkrahje serioze në një bashki të caktuar ajo është çështje që do ta bisedojmë edhe të gjejmë mënyrën me të mirë që ky kandidat të testohet”, tha Meta.Për testimin e kandidatëve, Sali Berisha ofron vetëm një garë atë me primare, ballafaqim që shihet me mosbesim edhe vetë brenda PD. Mosbesim i përforcuar edhe nga Ilir Meta.Këshillat Bashkiak janë e vetmja pikë ku aleatët bien dakord. Për të garuar secili më vete. Për Ilir Metën, duket se ndarja, apo se paku presioni në këto këshilla, do jetë arma më e fortë e Partisë se Lirisë, jo vetëm ndaj Erion Veliajt.

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.