Këngë/Mijëra vjet lan amanet/Gjaku ,gjakun e thërret

0
Ilmi Kurti Mjeshtër i Madh..
Kushtuar : Aliajve të Kastratit.
Degës të fisit të Sadik Ramadanëve.( Në Vukatanë)Mund të jetë një imazh i 1 person
I
Zgjohet n’shpirt kushtrimi i t’parve,
Gjaku gjakun e thërret,
Nëpër zemrat e shqiptarve,
Mijëra vjet lan amanet.
Mos u ndani përsëgjalli,
Por luftoni si dragoj,
Se ndryshe nuk vjen liria,
Mu çliru duhen heronj.
II
Në këtë vend gjithçka mirë bani,
Burri trim Ramadan Osmani,
Në vijë të parë Sadik Ramandani,
Në krahë të tyre Haxhi Selmani.
Luftë me turk e luftë me shkja,
Kurrë pushtuesit nuk jan nda,
Me pushtuesit austriak,
Urën e Zhajës e lan me gjak.
III
Kërset pushka në fshatin Ashtë,
Fisi mbliledhet e bahen bashkë,
Vikasin me t’madhe trimat,
Je në besë tonë Hasan Prishtina,
Mos ki frikë për këtë piskamë,
Se pa dalë faret te tanë,
Ty nuk t’lam pa t’nxjerrë matanë.
IV
Kur Hasanin nxorën matanë,
Xhendarët mbrrijnë n’ Vukatanë,
Sadikun e çojnë n’ Tiranë,
Dhe e dënojnë me burg t’ranë,
Pushtuesit nuk kan vonua
Prap Shqipninë e ka zaptua.
Nuk po njohin fe as zot,
Kush luftoj gjaku i shkoj kot.
V
Si Kullë trimash u kish dalë zani,
Me vllazni Sadik Ramadani.
Kërkoj ndihmë me dalë matanë.
Se Zogu do me përzanë.
Se janë burra e se janë trima,
M’syu Hasan Prishtina,
Burrat vedit ja kanë lanë,
Përcjellë e kanë matanë.
VI
Qeveria n’pa besi ,
Kurthë ka nis me i ba kësaj shpi,
Por këta trima si ngahera,
Po u qëndrojnë porsi kulshedra,
Porsa i erdhi vëndit liria,
Frymë po merr lirshëm Shqipnia,
E ka thanë dhe zoti vet,
Gjithçka me shku n’vend t’vet.

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.