300 pako me ndihma të mundësuara nga Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile janë shpërndarë sot për banorët e fshatrave Tamare, Kozhnje, Lëpushë, Nikç, Selcë, Brojë, Vukël dhe Vermosh, duke i ndihmuar familjet e Kelmendit ta kalojnë sa më lehtë situatën e krijuar nga reshjet e dëborës.
Kryetari i bashkisë Tonin Marinaj dhe Prefektia Majlinda Angoni ndoqën nga afër procesin e dorëzimit të ndihmave tek banorët
Ja ky ishte info, rreth nje gjesti human , social nëkëto ditë të vështira dimri për banorët e fshatrave të Njësisë Administrative Këlmënd. Ky “humanizëm” i Bashkisë dhe Emergjencave Civile natyrisht që duhet vlersuar me nota positive, jo veteëm për këto pako ushqimore, por edhe për vet faktin se u rishfaq në M.Madhe Prefektja Majlinda Angoni, e cila pati munguar disa kohë.Dhe dyta ; Dikund një ditë lexuam në portale se zona e Kelmëndit , si gjithë M.Madhe po braktiset nga banoret , jo thjesht per “friken” deborës, por nga kushtët tejet e të vështira.Ndaj lind pyetja :Këto 300 pako ushqimore , a janë tregues i 300 familjeve në Vështërsi në Këlmënd apo… “Përkujdesje” për patronazhistat?