Kombi e Feja.
Une isha Shqiptar,
banor i pare.
Kur s’kishte fe,
as komb mbi dhe.

REVISTA FJALA :FEJA E SHQIPTARIT ESHTE SHQIPTARIA

Une isha Shqiptar, qysh n’fillim t’motit,
e Shqip, i’a ngjita emnin Zotit.
Shqiptar isha, e Shqiptar kam mbet,
pamvarsisht pushtuesve, a klasave n’pushtet.
Si Shqiptar, i’u luta une Perendive,
pamvarsisht feve, apo partive.
U thashe dje, edhe sot po u thom’:
nepermjet fese, nuk m’tjetersoni komb.
Se nuk ka Zot, q’i m’ban vllazni,
me Sllav, Latin, as Turq n’Azi.
Se Zoti vete na krijoi t’gjithe ne,
prej gjakut e sjelljeve, me u njofte mbi dhe.
E mos t’luejne ty, mendt e krese,
me ndrrue komb, per shkak te fese.
Se nuk shkruhet, as n’Bibel e as n’Kuran,
se n’parajse shkohet, vec si Turk a Italian.
Na jem’ Shqiptar, e s’mund t’a ndrrojme,
sic mund t’ndrrojme fete, sa here te dojme.
Na fete t’i mbajme, se t’vyeshme jane,
perderisa probleme me Shqiptari, s’kane!
Anton Kooll Kaçubaj