JA,ÇFARË NUK DIMË PËR TIRANËN!

0
591
1. Lagjja e parë e Tiranës ishte ajo e Bamit.
2. Xhamia në qendër të Tiranës, e quajtur Xhamia e Ethem Beut, filloi të ndërtohej më 1789, nga Molla beu i ardhur prej Petrelës dhe u përfundua më 1821 nga i biri, Haxhi Et’hem Beu, stërnipi i Sulejman Pashës. Për të, punuan mjeshtërit më të mirë të Shqipërisë.Tirana ose Kryeqyteti me histori të fallsifikuar - Lapsi.al
3. Kulla e Sahatit u fillua nga Haxhi Et’hem Beu, rreth vitit 1821-1822 dhe u përfundua me ndihmat e familjeve të pasura të Tiranës. Montimi i sahatit u bë nga familja Tufina. Më 1928 u ble në Gjermani, nga shteti shqiptar, një Sahat modern dhe kulla u ngrit në lartësinë 35 m. Gjatë Luftës së Dytë Botërore Sahati u dëmtua, por u rivendos në punë, korrikun e vitit 1946.
4. Ura e Tabakëve (përballë Parlamentit) daton në shekullin XVIII.
5. Tyrbja e Kapllan Pashës (pranë monumentit “Ushtari i panjohur”) është ndërtuar në vitin 1816.Bashkia Tiranë - Trashëgimia dhe shndërrimi arkitekturor në Tiranë
6. Kalaja e Petrelës ndodhet 12 km nga Tirana dhe daton në shekullin IV para Krishtit. Formën e saj aktuale e mori në shekullin e XIII, nën sundimin e Topiajve dhe më vonë, kaloi pronë e familjes së Kastriotëve.
7. Mali i Dajtit, në lindje të Tiranës, është 1 612 m i lartë.
8. Tirana u shpall kryeqytet i përkohshëm, më 8 shkurt 1920, nga Kongresi i Lushnjës dhe përfundimisht e mori këtë status, më 31 dhjetor 1925.
9. Tirana është kryeqendra botërore e bektashinjve nga viti 1925, vit kur bektashinjtë u ndaluan dhe u përzunë nga Turqia.Tirana e Vjeter Archives - Perqasje
10. Rruga e Durrësit është hapur më 1922 dhe quhej «Nëna Mbretëreshë». Për ndërtimin e saj, u prishën shumë shtëpi dhe kopshte.
11. Godina ekzistuese e Parlamentit u ngrit më 1924 dhe fillimisht, ka shërbyer si Klubi i Oficerëve. Aty, më 1 shtator 1928, Ahmet Zogu shpalli monarkinë.
12. Qendra e Tiranës është projektuar nga arkitektët të njohur italianë të periudhës musoliniane, Florestano de Fausto dhe Armando Brasini. Pallati i Brigadave (ish-pallati mbretëror), godinat e Ministrive, Banka Kombëtare dhe Bashkia, janë vepra të tyre. 13. Bulevardi «Dëshmorët e Kombit» është ndërtuar në vitin 1930, me emrin Bulevardi Zogu I. Në periudhën e komunizmit, pjesa nga Sheshi Skënderbej deri tek stacioni i trenit, u quajt Bulevardi Stalin.Tiranë-Tirana. Pamje e vjetër nga sheshi Skënderbe e pazar… | Flickr
14. Pallati i Kulturës, ku ndodhet Teatri i Operas dhe Baletit dhe Biblioteka Kombëtare, u përfundua më 1963. Ai u ndërtua mbi ish-pazarin e vjetër të Tiranës dhe tulla e parë u vendos nga Hrushovi, më 1959.
15. Monumenti i Skënderbeut i ngritur më 1968, është vepër e Odhise Paskalit në bashkëpunim me Andrea Mano dhe Janaq Paço. Ai u vendos me rastin e 500-vjetorit te vdekjes së heroit kombëtar.
16. Monumenti “Nëna Shqipëri”, 12 m i lartë, u përurua në varrezat “Dëshmorët e Kombit” më 1971.99 vjetori i kryeqytetit/ Gojëdhënat: Tirana qytet që në kohën e  Skënderbeut - Shqiptarja
17. Akademia e Shkencave u përfundua në prill 1972.
18. Galeria e Arteve Figurative u krijua më 1976 dhe në të përfshihen rreth 3 200 vepra të autorëve shqiptarë dhe të huaj.
19. Muzeu Historik Kombëtar u ndërtua më 1981 dhe mozaiku në ballë të tij, titullohet “Shqipëria”.Tirana dje dhe sot”/ Fotot e rralla, ja ndryshimet e kryeqytetit ndër vite  - Lifestyle
20. Në shek. XVII, Tirana kishte rreth 4.000 banorë. Në vitin 1920 – 17.000 banorë, 1938 – 25.000 banorë, 1945 – 40.000 banorë, 1990 – 250.000 banorë. Aktualisht, dyndja masive e banorëve nga gjithë pjesët e tjera të vendit drejt metropolit, e ka çuar popullsinë e Tiranës, në mbi 1.000.000 banorë.
2
Like

Comment
Share

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.