JA ÇFAR MËNDOJNË ISH PRESIDENTËT , DHE POLITIKANËT PËR ISH PRESIDËNTIN REXHEP MEJDANI…

0
365

Ky 76- vjetor erdhi krejt ndryshe për ish-presidentin e Shqiperisë, Rexhep Mediani, teksa Presidenti i Republikës Ilir Meta, e dekoroi me “Dekoratën e Flamurit Kombëtar”. Dekorata iu dha Rexhep Medianit, në nder te kontributit që ai ka dhënë kur ishte President i Republikes, gjatë periudhës 1997-2002. Ceremonia e zhvilluar në Presidence bëri bashkë si rrallë herë të majtë e të djathtë, duke nisur nga ish presidentët Sali Berisha, Bamir Topi, Bujar Nishani, e duke vazhduar me ish-kryeministrin dhe ministrin e diasporës, Pandeli Majko. Te pranishëm ne këtë ceremoni dekorimi ishin edhe Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, Kryetari I Partisë Demokratikë, Lulzim Basha, ndërsa kishte të ftuar edhe nga fusha akademike, shkencore, sipërmarrja, miq të ngushtë e familjarë të ish-presidentit Rexhep Meidani.Teksa kujtoi kontributet e ish-Presidenti Mejdani në miratimin me referendum të Kushtetutës së Shqipërisë në vitin 1998 dhe në zhvillimin e demokracisë në vend, Kreu i shtetit Meta, tha se politikanët e sotëm duhet të marrin shebmull nga Rexhep Mejdani, nga atdhedashuria që ai ka treguar gjatë gjithë karrierës së tij. Meta vlersoi gjithashtu se te pacmuar edhe rolin qe ish-presidenti ka patur ne luften e kosoves.Rexhep Meidani u shpreh i nderuar nga marrja e kësaj dekorate, teksa shtoi se për sa kohë që ka mbajtur postin e presidentit, por edhe në cdo kohë që ka mbajtur një funksion, është përpjekur maksimalisht për forcimin e institucioneve të Shqipërisë.Për ish-presidentin dhe ish-kryeministrin Sali Berisha, Rexhep Meidani është nje shtetar dhe akademik, I cili ka treguar integritet të lartë gjatë detyrës se tij si President i vendit.Ish-presidenti Bamir Topi, thote se koha qe Rexhep Mediani ka mbajtur detyrën e presidentit të vendit, ka qenë një kohë e vështirë, por ai e kreu me së miri atë mision.Diplomati dhe ish-ambasadori Agim Nesho, tha se Mediani ka dhënë kontribut të çmuar për shtetin shqiptar, dhe ky dekorim ishte mëse i merituar.Kryetari i Akademisë së Shkencave, Skënder Gjinushi, i cili ka qenë edhe ndër bashkëpuntorët e afërt të ish-presidentit Meidani, thotë se kontributi i tij perveç se, si akademik dhe pedagog, ka qenë i madh edhe në ringritjen e shtetit dhe institucioneve demokratike pas referendumit për kushtetutën në vitin 1998.
Për analistin Preç Zogaj, detyra e presidentit te republikes eshte nje detyre e veshtire, sidomos gjate viteve 1997-2002, kur ne Shqiperi dhe Kosove zhvilloheshin mjaft ngjarje te rendesishme. Sipas tij, Mediani ia doli t’I jepte rendesi detyres se presidentit, pavaresisht kompetencave qe kishte.Analisti Mentor Nazarko, gjithashtu këshilltar I ish-presidentit Mediani, thotë se ai ka qenë ndër personazhet mjaft të besuar të perëndimit në luftën e Kosovës. Gjithashtu ai thote se ish-presidenti, ‘’Dekoratën e Flamurit Kombëtar”e ka dhënë vetem njëherë, dhe ate e kishte ruajtur për ish-presidentin amerikan Bill Clinton.Ish-Ministri i Financave dhe Ekonomisë në qeverinë Nano, profesori Arben Malaj, e shikon si mjaft inspirues dekorimin e Rexhep Medianit me ‘’Dekorat ën e flamurit kombëta’’r. Sipas tij ish-presidenti nuk bëri asnjëherë asnjë kompromis me detyrën, për interesa të tij.Presidenti I Kosovës, Hashim Thaçi vlersoi si mjaft pozitiv vendimin e Presidentit Ilir Meta për të dekoruar Rexhep Medianin, duke e cilësuar këtë vendim, si nder për kombin shqiptar. Thaçi vlerësoi edhe rolin qe ish-presidenti ka patur në luftën e Kosovës.Karriera politike e Rexhep Meidanit nisi pas viteve ’90. Ai ishte kyetar i KQZ-së në zgjedhjet e para shumëpartiake më 1991 dhe anëtar i Këshillit Presidencial në vitin 1991. Në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të qershorit 1997 u zgjodh deputet në Kuvendin e Shqipërisë. Pas zgjedhjeve, të cilat u fituan nga koalicioni i majtë i drejtuar nga Partia Socialiste, më 24 korrik 1997 me propozim të PS-së, Kuvendi i Shqipërisë e zgjodhi si President të Republikës, detyrë qe e ushtroi deri në vitin 2002.

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.