Ilir Meta replikon me “Freedom House” : Nuk jam unë simboli i korrupsionit në Shqipëri

0
767

/Gazeta – Tema/ 

Presidenca ka reaguar pas raportit te “Freedom House”, që thoshte se lufta kundër korrupsionit në Shqipëri mori një goditje të fortë me zgjedhjen e Ilir Metës si president.

Sipas Presidencës, “Freedom House” po keqpërdoret në funksion të axhendave të njëanshme politike në vendin tonë.

Në raportin e “Freedom House”  për Shqipërinë, ndër të tjera thuhet:

Lufta kundër korrupsionit mori gjithashtu një goditje me zgjedhjen e Ilir Metës si president i Republikës më 28 prill, presidenca e të cilit u bë e mundur nga votat e Partisë Socialiste.

Në vitin 2011, Rama vetë e kishte cilësuar Ilir Metën si simbol të gjithçkaje që ishte e kalbur në politikën shqiptare, një vlerësim që e ka edhe një pjesë e madhe e elektoratit shqiptar”.

Por në reagimin e Presidencës thuhet se simbol i korrupsionit nuk është Ilir Meta, por ata që deformojnë dhe porositin raporte të tilla.

Reagimi i Presidences:

Në përgjigje të interesimit të mediave lidhur me raportin e fundit të Freedom House zëdhënësi i presidentit Ilir Meta, Tedi Blushi u shpreh:

Keqardhje për keqpërdorimin e këtij raporti të Freedom House në funksion të axhendave të njëanshme politike në vendin tonë.

Zgjedhja e presidentit Meta është realizuar në një proces tërësisht kushtetues dhe demokratik me një shumicë mbi 3/5-at të votave dhe në një moment kyç për stabilitetin e vendit dhe zgjidhjen e krizës politike parazgjedhore.

Në mënyrë të sforcuar dhe të njëanshme ky raport, jo vetëm deformon këto të vërteta, por në mënyrë spekulative dhe të qëllimshme kërkon të krijojë fokuse artificiale.

Në se Freedom House është i interesuar vërtet të hedhë dritë mbi korrupsionin në Shqipëri, duhet të hetojë në mënyrë të paanshme kush ka ndikuar dhe porositur këto deformime të fakteve dhe të të vërtetave në këtë raport dhe jemi të bindur se aty do të zbulojë simbolet konkrete të korrupsionit kombëtar dhe ndërkombëtar.

Për këtë qëllim jemi të hapur të bashkëpunojmë edhe me Freedom House.

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.