Për ne që e njohim mirë artistin nga qyteti i Tuzit, Malësorin e mirë 24 karatësh, njeriun e apasionuar, dhe të perkushtuar ndaj vlerave të kulturës sonë kombëtare, djaloshin Agron Pllumaj, i cili kurr nuk merzitet, por vetëm buzëqesh. Do të thonim që statusi i tij në rrjetin social Facebook, duhet të këtë qënë vertetë në një momënt aspak të këndëshëm për të. Duket se rropatja, dhe mospërfillja e drejtuesve të ministrisë së arsimit dhe sportit, natyrisht jo vetëm për Agronin, por edhe për Shqiptar të tjerë nga viset shqiptare jashtë territorit të shtetit Shqiptar, e kanë irrituar së tepermi.
Ndaj Agroni Shkruan: Studimet specialistike akademike, të drejtimit Pedagogji e pergjithshme muzikore, do i vazhdojë në akademinë muzkikore të Cetines, Mal i Zi. Kjo shkruan Agroni ndodh, mbas gjithë atyre sjelljeve jo njërzore, padrejtësive që si vitin e parë, ashtu edhe të dytin të Minizstrisë së Arsimit dhe Sportit së Shqiperisë, ku gjoja skishim kuot, skishim pasaport Shqiptare, ku po ashtu më “akuzuan” ato “sekretaret” se gjoja ne Shqiptaret e Malit të Zi falsifikojmë diploma… Nuk arrita të rregjistrohem në Tiranë për Magjistraturë. Gjithësesi vijon me tej në statuesin e tij Agron Pellumbi , un do vazhdoj në Cetinë në Akademinë e Muzikes. U rregjistrova, dhe gjeta nje sjellje dhe ngrohtësi…Por… Shqiperi unë prapë të DUA! Kështu ka shkruar ndër të tjera, ky artistë Shqiptar, i cili s’bashku me grupin artistik që drejtojnë me Vllajn e tij Antonin, duhet theksuar se kanë arritur majat e skusesit, duke fituar jo një, por disa çmime të para në festivale botërore, duke ruajtur e percjell më së miri traditen dhe kulturën Shqiptare. Kështu pa mëdyshje kontributi i muzikantit Agron Pllumaj ështe disa herë më i dobishëm se gjithë ato bubrrecat e dy ministrive të Arsimit dhe Kultures në vëndin tonë. E pra Shqiptar të tillë, përsëri e duanë Shqiperinë e tyre, dhe pse studiojnë jo në gjuhen e tyre, këta vetem për traditen, kulturen dhe etnografinë tonë japin gjithëçka .