Nga Rozina Xhuli
Një Kalë doja
Pranë ta kisha
Me të ngjasoja
Si punët i kisha
Ëndër kisha
Hipur mbi kalë
Të kaloroja me të
Në gjithë dynjanë
Një Furia të isha
Galop
Kalimthi
Të dy bashkë
Drejt pyllit te iknim
Të bukurit kuaj
Sa bukur
Qëndrojnë
Punës së madhe
Kryelart i qëndrojnë
Një Oskeolë
Të isha
Paralel me të
Gungat e udhēs
Fluturimthi… pas ti lë
Zilia për trup
Dhe hiret e tij
Kapistallin gojës
Përmendore Urtësi!
Kot s”është shprehja
Kali punon
Dynja me gomerë
Falë tij sot rrojnë
Nuri i trupit
I bukuri Kalë
Trokthi i yt
Verbon cdo të çalë
I bardhi Kalë
Sa shume të ngjasoj
Kalërimin s’do ndal
Hapin të bashkoj
Të ikim të dy
Prapa të lemë
Gomerë e të çalë
Që çoç kanë bërë
Një gomaricë
Bash hak e ka
Të hungëllijë
Si daulle, zyrna
Jepi Furria…..
Kali i bardhë
Nuri lezeti
Në këtë Botë
Të ngratë
Jepi Furia
Ec lindjes se Diellit
Kudo ku lindën
Njësh me Ylberin