M’U THYEN MENDIMET

0
Nga: Valbona Kolaveri  –Një  poete që “thyen”  mendimet, “thyen”  pasqyrat e shpirtit, “thyen” rrugë për të  gjetur kalimet…Dhe realisht poezia  e saj është  një thyerje  e tabuve, është një ngjitje  e  copëzave  të shpirtit , për ti dhënë  jetë  poezisë, dhe mendimit  për të mos u lodhur siç thot vetë poetja  , duke fshirë pluhurin e mallit.–
Rruge me rruge
Rruge me rruge shkela mendimet
E cmendur zemra ne arrati
Mu thyen te gjitha pasqyrat e shpirit
Mijra shembelltyra njera tjetren derdhen
Rruge me rruge gjeta kalimet
Pres veten te shoh ne ndonje fytyre
Fjalet nje nga nje mu dogjen heshtjesh
Hiri tyre mbeti buzeve qe u shkreten
Rruge me rruge me kot kerkova
Tek vetja te te gjej aty
Kur vetes une i thyej veten
Vetja me nuk eshte tek ti
Rruge me rruge po rigjej veten
Te ngjis me turr copat e shpirtit
Shtigjesh mos te mbetem peng
U fshij ngadale pluhurin e mallit
Rruge me rruge e mora veten
E mbajta rende permbi shpine
Vetja pret te mos e lodhe veten
Me veten pres te shplodh vetmine
V.Kolaveri 23.01.2022

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.